Teksi i kësaj kënge u shkrua nga Edmond Tupe, i cili vetë ka një djalë autik. Autorët dhe ideatorët e këtij eventi këtë vit ndërtuan një shou vërtetë të veçantë, ku janë përfshirë personazhe të njohur të Kinemasë, Teatrit, prezantues televizivë, personazhe publike, të cilët ishin pjesë e mbrëmjes Gala. Disa nga emrat e Vipave qe u bënë pjesë e mbrëmjes duke dhënë edhe çmimet përkatëse ishin, Muharrem Fejzo, kineast e regjisor , Ndriçim Xhepa, Anila Basha, Drejtoresha e gazetës Shqiptarja.com, Rajmonda Bulku, Edmond Tupe, Floriana Garo, Gëzim Kame, Ardi Asllani, Elton Deda, Petrit Beci, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së etj.
Prezantueset e Netëve të Klipit në vite që ishin pjesë e prezantimit në mbrëmjen Gala ishin Çiljeta Xhilaga, Hygerta Sako, Gerta Heta e Kozeta Kurti, ndërsa spektakli u moderua nga Adela Xhamani, e cila e kaloi mjaft mirë përgjegjësinë për të qenë në lartësinë e duhur. Festivali pati 14 kategori ku u nominuan videoklipet më të mira , që u shpërblyen me çmime e në të njëjtën kohë edhe disa kategori, të cilat vlerësohen pa nominim siç janë Çmimi i Medias ( i cili u fitua nga Vedat Ademi), Çmimi i Publikut ( nga klikimet në faqen zyrtare të festialit që u fitua nga Neki Emra) Çmimi special i Jurisë ( Unë dhe Gogoli), i cili është i barazvlerësheë me çmimin e madh, pasi është videoklipi për të cilin juria voton njëzëri, Çmimi Deliart ( Grupi LYNX me videoklipin Gjysma ime më e mirë. Këtë vit seleksionimi i videoklipeve ishte shumë rigoroz dhe në këtë festival u seleksionuan vetëm 42 videoklipe pjesëmarrës që u shfaqën gjatë 7 javëve dhe në javën e 8-të u zhvillua paraqitja e kategorive dhe nominimeve të videove pjesëmarrëse.
Fituesit e çmimeve me nominime
Klipi më i mirë alternativ: “Magjishëm” prodhim i Alexandër me protagoniste Big Mama.
Klipi më i mirë Rock: “Dëgjomë, prodhuar nga Fabrika Studio, protagonistë Elita 5
Videoklipi më i mirë i muzikës qytetare: Ylli Baka
Kamera më e mirë në Klip: Aurela Gaçe me këngën “Shpirti i shpirtit tim”Max Produksion
Montazhi më i mirë” : Entermedia Studio me Gangsta
Regjia më e mirë: “Pin Moon Studio” me “Ti them heshtjes tande mjaft” nga Kushtrim Hoxha
Grafika më e mirë: “CEK Produksion” me Unë dhe Gogoli, Renis Gjoka
Figura më e mirë mashkull: Kastro Zizo në klipin “Pa lule”
Figura më e mirë femër: Mirsa Kërcelli me “Club in air”
Fabula më e mirë në klip: Provideo me “Më prit atje” nga Alban Skënderaj
Interpretimi më i mirë femër: Aurela Gaçe me “Shpirti i shpirtit tim”
Interpretimi më i mirë mashkull: Vedat Ademi me “Për ty”
Produksioni më i mirë në videoklip: ESP Studio me protagonist Sidrit Bejlerin
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)