LA LIGA 2 - Një tjetër lojtari kuqezi ka shënuar gol mbrëmjen e sotme pas Ernest Muçit të Besiktasit. Bëhet fjalë për sulmuesin Myrto Uzuni i cili realizoi një super gol për Granadën në Spanjë.
Uzuni shënoi golin e vetëm për ekipin e tij në disfatën ndaj Real Zaragozas në transfertë me rezultatin 2-1, sfidë e vlefshme për javën e 13-të të La Liga 2.
Uzuni mori një top të harkuar nga e djathta, teksa ishte në diagonale me portën e stopoi topin dhe e çoi në trekëndëshin tjetër, duke të kujtuar me realizimin e tij futbollistë si Del Piero apo Thierry Henry.
Megjithatë goli i bomberit beratas nuk i mjaftoi Grandas për të dalë me pikë nga Zaragoza.
Me këtë gol Uzuni i dërgon një sinjal të fortë teknikut brazilian të kombëtares, Sylvinho prag të sfidave për Ligën e Kombeve me Çekinë dhe Ukrainën pas dy javësh.
Thirreni Uzuni eshte ekselent per kombetaren
Përgjigju