Gol edhe jashtë fushe, Myrto Uzuni drejt altarit! Sulmuesi ngjit Granadën në La Liga dhe shpallet golashënues në Spanjë (VIDEO)

Granada fitoi 2-0 me Leganes për javën e 42-të dhe të fundit në La Liga 2. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Myrto Uzuni, me sulmuesin e Kombëtares që e mbyll këtë edicion me 23 gola, duke marrë çmimin e golashënuesit.

Me 75 pikë, Granada u shpall kampione dhe edicionin e ri do luajë mes më të mirave në Spanjë. Sukses i merituar edhe falë 23 golave të Uzunit, që ka zhvilluar një sezon fantastik.

27-vjeçari e kishte dje mbrëmjen e tij, teksa pas ndeshjes propozoi për martesë të dashurën. Uarda tha “po”, me çiftin që duket se do shkojë drejt altarit. Me trofeun e kampionit dhe të golashënuesit, Uzuni shënoi edhe jashtë fushe duke propozuar të dashurën në stadium.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uahahahaha: 28/05/2023 11:12

    Ky la nam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë