Dita e dytë e Premier League në Angli vijoi me emocione, aty ku Liverpooli fitoi 2-1 kundër Chelsea për të vijuar në krye të renditjes. Nga ana tjetër Man. City përmbysi 1-2 Wolvesin, por fitorja e Liverpool i kthen në vendin e dytë.
Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 2-1 kundër Chelsea në një ndeshje emocionuese dhe të denjë për dy klubet që zbrisnin në fushë. Djemtë e Arne Slot u treguan më të saktë dhe shënuan pas 29 minutave lojë me penalltinë e Salah. Me nisjen e pjesës së dytë Nicolas Jackson vendosi ekuilibrat, ndërsa Jones riktheu epërsinë e Liverpool në minutën e 51-të. Shtatë fitore në tetë ndeshje për Liverpool (e katërta radhazi). Arne Slot bëhet trajneri i parë i Liverpoolit në histori që fiton 10 nga 11 ndeshjet e tij të para në stol.
Në "Molineux", Wolves u mposhtën 1-2 nga Manchester City. Emocione deri në limite, me golin e tri pikëve për djemtë e Guardiolës që u shënua vetëm në shtesë. Ishin vendasit që "kafshuan" me Larsen në minutën e 7-të, para se Gvardiol të barazonte në të 33 minutë. Sërish një mbrojtës, këtë herë Stones i dha tri pikë Cityt me golin në minutën e pestë shtesë.
Kështu, Liverpool i përgjigjet Manchester Cityt dhe mban kreun e Premier League me 21 pikë, një më shumë se "Qytetarët". Chelsea mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.
Premier League, raundi 8-të:
E diel, 20 tetor 2024
15:00 Wolves 1-2 Manchester City
17:30 Liverpool 2-1 Chelsea
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Janar, 11:12
Çfarë prisni nga Viti i Ri 2026?
-
Shëndet
79.3%
-
Mirëqenie
14.1%
-
Punë
6.6%
Vota total: 290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Xhaka i bën nder Arsenal-it, Sunderland ndal Man City-n! Liverpool e nis vitin e ri me halle të vjetra (VIDEO)
2 Janar, 09:54
-
Asisti kundër Newcastle, Broja në 3 ndeshjet e fundit më shumë kontribut se sa 47 sfida të mëparshme (VIDEO)
31 Dhjetor 2025, 12:44
-
Goditje e fortë për titullin, Arsenali mposht Aston Villa-n që vinte pas 8 fitoreve rradhazi! Zhgënjen United dhe Chelsea (VIDEO)
31 Dhjetor 2025, 11:02
-
GOLAT/ Tetë fitore radhazi, Aston Villa përmbys 1-2 Chelsean në Londër dhe garon për kreun e Premier League
28 Dhjetor 2025, 12:59
-
Arsenal-i i përgjigjet fitores së City-t, Liverpool 'flak' krizën! Broja rikthehet titullar, në Seria A humbin skuadrat e shqiptarëve (VIDEO)
27 Dhjetor 2025, 18:36
-
GOLAT/ Gjashtë fitore radhazi, Man.City likuidon 1-2 Nottinghamin në udhëtim dhe merr kreun e Premier League
27 Dhjetor 2025, 15:35
-
VIDEO/ Manchester United rikthehet te fitorja, mposht 1-0 Newcastle dhe kap zonën evropiane
27 Dhjetor 2025, 09:48
-
Dramë për Alexander Isak, sulmuesi operohet dhe mungon gjatë për Liverpoolin
23 Dhjetor 2025, 13:34
-
VIDEO/ Tre gola, dëmtime dhe dy kartona të kuq! Liverpooli fiton 1-2 kundër Tottenhamit në Londër
21 Dhjetor 2025, 12:46
-
VIDEO/ Manchester City shtatë fitore radhazi, 'shkërmoq' 3-0 West Hamin
21 Dhjetor 2025, 12:45
-
GOLAT/ Arsenali i falet një goli për kreun e Premier League, Man. City pa rivalë! Liverpooli kthehet 'në shina' (Renditja)
21 Dhjetor 2025, 12:41
-
Gol pas 2 vitesh në Premier League, Armando Broja ndëshkon serbin e Bournmouth! 1 pikë shprese për Burnley-n (VIDEO)
20 Dhjetor 2025, 18:00