Barcelona është bërë skuadra e parë që ka siguruar biletën për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë. Të martën mbrëma, paçka se vuajti, Barcelona fitoi çerekfinalen teke 1-2 në fushën e Albacetes dhe kaloi më tej duke pritur rivalët.

Albacate në fazën e 1/8-ave eliminoi Realin e Madridit dhe kishte shpresa të mëdha, por Barça ia doli të fitonte falë golave të Lamine Yamal në minutën e 39-të dhe Ronald Araujo në minutën e 56-të.

Albacate shtyu në sulm dhe u rikthye në lojë në minutën e 87-të me golin e Javi Morenos, por koha e mbetur nuk ishte në favorin e vendasve. Në fund Barça shënoi me Ferran Torres, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.

Ndeshjet e tjera çerekfinale janë: Alaves - Real Sociedad, Valencia - Athletic Bilbao dhe Betis - Atletico Madrid.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?