Premier League e futbollit në Angli mbylli të hënën raundin e 19-të dhe bashkë me të edhe vitin 2024. Nuk munguan surprizat as në këto ndeshje, me Manchester United dhe Chelsea që pësuan humbje. Paqe në Birmingham mes Aston Villas dhe Brighton.
Në "Portman Road" vendasit e Ipswich surprizuan dhe mposhtën 2-0 Chelsean. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 12 minutave me penalltinë e kthyer në gol nga Delap. Më pas "Blutë" e Londrës shënuan me Joao Felix, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kur pritej që Chelsea të barazonte, ishin sërish vendasit që me Hutchinson në minutën e 53 shënuan golin e dytë. Dy humbje radhazi për Chelsea që humbet mundësinë e parakalimit të Arsenalit dhe me 35 pikë mban pozitën e katërt. Nga ana tjetër Ipswich merr tri pikë shprese dhe ndodhet pranë daljes nga zona e ftohtë.
Dramë për Manchester United. Në "Old Trafford" ekipi i Ruben Amorim pësoi një tjetër humbje, këtë herë 0-2 nga Newcastle. Miqtë pritën vetëm katër minuta dhe shënuan me Isak, para se Joelinton të gjente golin e dytë në minutën e 19-të. Asnjë reagim nga vendasit që shohin humbjen e tretë radhazi dhe me 22 pikë ndodhen në vendin e 14-të, vetëm shtatë pikë larg nga zona e rrezikut.
Premier League, raundi 19-të:
E hënë, 30 dhjetor 2024
20:45 Aston Villa 2-2 Brighton
20:45 Ipswich 2-0 Chelsea
21:00 Manchester United 0-2 Newcastle
Renditja: