Në "Portman Road" vendasit e Ipswich surprizuan dhe mposhtën 2-0 Chelsean. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 12 minutave me penalltinë e kthyer në gol nga Delap. Më pas "Blutë" e Londrës shënuan me Joao Felix, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kur pritej që Chelsea të barazonte, ishin sërish vendasit që me Hutchinson në minutën e 53 shënuan golin e dytë. Dy humbje radhazi për Chelsea që humbet mundësinë e parakalimit të Arsenalit dhe me 35 pikë mban pozitën e katërt. Nga ana tjetër Ipswich merr tri pikë shprese dhe ndodhet pranë daljes nga zona e ftohtë.