Italia rrezikon pjesëmarrjen në fazën finale të Europianit 2024. Të kaltrit e Spallettit janë kampionët në fuqi të këtij eventi, teksa u mundën 3-1 në përmbysje nga Anglia në "Wembley", pikërisht në stadiumin ku kundër anglezëve ngritën trofeun e kampionit për Euro 2020. Pas kësaj fitoreje, Anglia bëhet skuadra e tetë që merr një biletë për në "Gjermani 2024".
Për ndeshjen e grupit C kualifikues, miqtë italianë kaluan të parët në avantazh me Scamacca në minutën e 15-të. Në të 32-të minutë Harry Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për ekuilibrat 1-1.
Në fraksionin e dytë të lojës, të besuarit e Southgate morën kontrollin e lojës dhe shënuan dy herë të tjera. Fillimisht Rashford në të 57 minutë i dha epërsinë vendasve, teksa ishte kapiteni Kane që në minutën e 77 shënoi dopietën personale në këtë përballje dhe golin e tretë për "Tre Luanët".
Kësisoj, Anglia me këtë sukses ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e parë dhe kalon më tej si e kualifikuar, duke lënë pas Ukrainën me 13 pikë, që sot fitoi 3-1 me Maltën. Italia me 10 pikë dhe dy ndeshje për të luajtur (Ukrainë dhe Maqedoni e Veriut) rrezikon mos marrë pjesë në Euro 2024 me formën e treguar.
Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmjeje, Serbia fitoi 3-1 kundër Malit të Zi, Sllovenia mundi 0-1 Irlandën e Veriut, Danimarka fitoi 1-2 kundër San Marinos jo pa vështirësi dhe Lituania e Hungaria barazuan 2-2.
S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.8%
-
Të gabuar
36.9%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 3132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anglia mban të ngrirë akcizën për karburantin deri në shtator, Starmer: Duhet të frenojmë krizën e naftës, ulja e tensioneve me Iranin thelbësore!
11 Mars, 14:33
-
Ekstradim nga Londra në Tiranë për vjedhje celulari, prangoset shqiptari, i vendoset “Rolex” GPS në këmbë
8 Mars, 19:28
-
Katari zonë e rrezikshme pas konfliktit në Gjirin Persik, dy mundësi se ku mund të luhet 'Finalissima' mes Argjentinës dhe Spanjës
4 Mars, 16:19
-
Bota paralele e ish-princit Andrew: Mendon vetëm për kuajt e makinat por jo për skandalin, vetëm ankohet!
22 Shkurt, 11:51
-
Italia vendos rekorde në 'Milano-Cortina', Kleabo konfirmohet 'fenomen' me 6 medalje të arta! Trump mungon të dielën
21 Shkurt, 19:05
-
45 ditë shi pa pushim në Britaninë e Madhe, lumi Tamiz përmbyt fshatrat dhe vilat luksoze të VIP-ave
15 Shkurt, 16:24
-
Zyrtare/ Thomas Tuchel rinovon me Anglinë, do jetë trajneri i 'Tre Luanëve' edhe për Euro 2028
12 Shkurt, 12:19
-
Aleanca Itali-Gjermani frikëson kryeqytetet e tjera: Kështu çmontojnë Evropën
12 Shkurt, 09:57
-
Sulm me thikë në një shkollë në Londër, plagosen dy nxënës të mitur
10 Shkurt, 18:44
-
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i komunikimit i kryeministrit Starmer
9 Shkurt, 13:56
-
Çështja Epstein trondit Downing Street, dorëhiqet 'Rasputini' i Starmer-it! McSweeney: Marr përgjegjësinë e plotë
8 Shkurt, 18:00
-
Skandali Epstein trondit Londrën, Peter Mandelson nën hetim për shpërdorim të detyrës publike
6 Shkurt, 19:38