GOLAT/ Atalanta dhe Roma ngecin në Europa League, tri pikë për Leverkusen dhe Liverpool! Fiton West Ham e Marseille

Europa League zhvilloi raundin e pestë të ndeshjeve në grupe. Duke nisur nga ora 18:45, Atalanta dhe Sporting Lisbone barazuan 1-1 në Bergamo. Në Athinë, AEK-u u mund 0-1 nga Brighton, teksa në Gjermani Freiburgu nuk u kursye dhe mundi 5-0 Olympiacosin. West Ham fitoi në transfertë me TSC 0-1 me golin e Soucek në minutën e 89-të. Te tri pikët dolën edhe Marseille, Liverpool dhe Villarreal. Roma ngeci në barazimin 1-1 me Servette. Liverpool dhe Leverkusen kanë siguruar 1/8 e eventit. 

Në Bergamo, Atalanta dhe Sporting Lisbone barazuan 1-1 në grupin D të Europa League. Edhe pse të dyja skuadrat janë në 1/8 e eventit, sfida ishte e luftuar dhe Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta. Dueli u zhbllokua me golin e Scamaccas për italianët. Sulmuesi lëshoi një "predhë" nga jashtë zone dhe në të 23 minutë befasoi gardianin Adan. Në pjesën e dytë Eduards barazoi për portugezët në të 56 minutë, me skuadat që ndanë nga një pikë. Atalanta me 11 pikë kryeson grupin dhe ndeshjen e radhës dhe të fundit e luan me Rakou në Poloni. Nga ana tjetër Sporting me tetë pikë mban vendin e dytë dhe luan kundër Sturm Graz në shtëpi për raundin e fundit.

Në "Anfield Road" Liverpooli vendas fitoi 4-0 me LASK-un e Linzit për raundin e pestë në grupin E të Europa League, teksa edhe më herët e kishin siguruar kalimin në 1/8. Të kuqtë e Klopp dominuan ndeshjen duke shënuar dy gola me Diaz dhe Gakpo që në pjesën e parë. Salah në pjesën e dytë me penallti dhe sërish Gakpo në fundin e ndeshjes dërguan sfidën në 4-0. Liverpool me 12 pikë kryeson grupin, ndjekur nga Toulouse, Royale Union dhe LASK.

Rezultatet:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Liverpooli dominon dhe kualifikohet, mund 4-0 LASK-un në 'Anfield' (VIDEO)

Në "Anfield Road" Liverpooli vendas fitoi 4-0 me LASK-un e Linzit për raundin e pestë në grupin E të Europa League, teksa edhe më herët e kishin siguruar kalimin në 1/8. Të kuqtë e Klopp dominuan ndeshjen duke shënuar dy gola me Diaz dhe Gakpo që në pjesën e parë. Salah në pjesën e dytë me penallti dhe sërish Gakpo në fundin e ndeshjes dërguan sfidën në 4-0. Liverpool me 12 pikë kryeson grupin, ndjekur nga Toulouse, Royale Union dhe LASK.

Ora 21:05
VIDEO/ Berat Gjimshiti në fushë, Atalanta barazon 1-1 me Sporting! Të dyja skuadrat në 1/8 e Europa League

Në Bergamo, Atalanta dhe Sporting Lisbone barazuan 1-1 në grupin D të Europa League. Edhe pse të dyja skuadrat janë në 1/8 e eventit, sfida ishte e luftuar dhe Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta. Dueli u zhbllokua me golin e Scamaccas për italianët. Sulmuesi lëshoi një "predhë" nga jashtë zone dhe në të 23 minutë befasoi gardianin Adan. Në pjesën e dytë Eduards barazoi për portugezët në të 56 minutë, me skuadat që ndanë nga një pikë. Atalanta me 11 pikë kryeson grupin dhe ndeshjen e radhës dhe të fundit e luan me Rakou në Poloni. Nga ana tjetër Sporting me tetë pikë mban vendin e dytë dhe luan kundër Sturm Graz në shtëpi për raundin e fundit.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?

×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)