Serie A e futbollit vijon sot me pesë ndeshjet e radhës për raundin e 14-të. Këtë të diel gjithçka nisi në orën 12:30 në Udine, aty ku vendasit u mposhtën 0-2 nga Genoa. Te suksesi doli edhe Napoli, që iu fal McTominay në Torino dhe vijon të mbetet në krye të Serie A. Humbje pas pesë fitoreve radhazi për Lazion, që në "Tardini" u mposht 3-1 nga Parma. Në Firenze ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit u shty pasi futbollisti Edoardo Bove (22 vjeç) u rrëzua në fushë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Sipas raportimeve nga Italia, gjendja kritike ka kaluar. Në mbrëmje Leçe barazoi 1-1 me Juventusin.
Në "Olimpikun" e Torinos vendasit e mposhtën 0-1 nga Napoli. Miqtë e Antonio Contes iu falën një goli të McTominay në minutën e 31-të, ky pas një pasimi të Kvaratskhelia. Në pjesën e mbetur të lojës napoletanët kontrolluan rezultatin dhe vijojnë të jenë në krye të renditjes, paçka rezultateve të kundërshtarëve.
Në "Tardini" Parma mposhti 3-1 Lazion dhe bën që kryeqytetasit të pësojnë disfatë pas pesë fitoreve radhazi. Edhe pse Lazio shënoi me Rovellan pas dy minutave, goli u anullua për pozicion jashtë loje. Ishte Man në minutën e gjashtë që kaloi në epërsi Parmën, teksa golin e dytë e shënoi Mohamed në minutën e 53. Goli i Castellanos në të 81 minutë shërbeu sa për statistika te Lazio, që mbetet në kuotën e 28 pikëve. Parma gjeti edhe të tretin me Del Ptaro në fund dhe me 15 pikë ngjitet në pozitën e 11-të.
Në "Friuli" Udinese u mposht 0-2 nga Genoa. Miqtë shënuan me Pinamontin pas 13 minutave lojë, çka i dërgoi të qetë në dhomat e zhveshjes. Duhej minuta e 67-të për golin e dytë, me Giannettin që shënoi në portën e tij duke i dhënë epërsinë e dyfishtë miqve. 14 minuta në fund edhe për Balotellin që nuk mundi të shënonte golin e tretë. Kështu, Patrick Vieira shijon fitoren e parë në stolin e Genoas.
Shtyhet Fiorentina - Inter, sfida e vlefshme për raundin e 14-të në Serie A. Edoardo Bove, 22-vjeçari i Fiorentinës u shemb në tokë gjatë ndeshjes pas vetëm 16-të minutave lojë, me ankthin dhe lotët që pushtuan lojtarët në fushë dhe tifozët. Lojtarit iu dha ndihma e parë dhe futbollistët u bënë "gardh" në fushë që kamerat mos filmonin, ndërsa u transportua me urgjencë në spital. Me gjendjen shëndetësore të Boves që ende nuk dihej e saktë, arbitrat dhe delegatët e ndeshjes morën vendimin që ndeshja të shtyhej për një tjetër datë, duke parë se nuk flitej më për futboll. Sipas Ansa-s ishte një krizë epileptike që çoi në 'arrest kardiak'. Me të mbërritur në spital Bove ka marrë 'frymë në mënyrë të pavarur' dhe e ka kaluar rrezikun.
Juventusi është abonuar me barazimet. "Zonja e Vjetër" nuk shkoi më shumë se një pikë dhe barazoi 1-1 kundër Leçes në shtëpinë e këtyre të fundit. Tre "X" radhazi për djemtë e Mottas, që barazuan me Milanin dhe Aston Villan (Champions League) në javët e shkuara.
Duhej minuta e 68-të kur goditja me të majtën nga jashtë zone e Andrea Cambiasos të devijohej dhe të ndalej në rrjetë, për avantazhin e bardhezinjve. Në shtesën e tretë ishte Rebic që vendosi ekuilibrat për 1-1 duke surprizuar miqtë. Për Leçen 75 minuta në fushë luajti edhe Ramadani, ndërsa Medon Berisha ka lënë pas dëmtimin dhe qëndroi në stol. Me 26 pikë Juventusi mban vendin e gjashtë, duke lënë Leçen pranë zonës së ftohtë me vetëm 13 pikë pas 14 ndeshjeve të luajtura.
Serie A, raundi 14-të:
E diel, 01 dhjetor 2024
12:30 Udinese 0-2 Genoa
15:00 Parma 3-1 Lazio
15:00 Torino 0-1 Napoli
18:00 Fiorentina - Inter (shtyhet)
20:45 Leçe 1-1 Juventus
Renditja:
Juventusi është abonuar me barazimet. Për raundin e 14-të në Serie A, "Zonja e Vjetër" nuk shkoi më shumë se një pikë dhe barazoi 1-1 kundër Leçes në shtëpinë e këtyre të fundit. Tre "X" radhazi për djemtë e Mottas, që barazuan me Milanin dhe Aston Villan (Champions League) në javët e shkuara.
Duhej minuta e 68-të kur goditja me të majtën nga jashtë zone e Andrea Cambiasos të devijohej dhe të ndalej në rrjetë, për avantazhin e bardhezinjve. Në shtesën e tretë ishte Rebic që vendosi ekuilibrat për 1-1 duke surprizuar miqtë.
Për Leçen 75 minuta në fushë luajti edhe Ramadani, ndërsa Medon Berisha ka lënë pas dëmtimin dhe qëndroi në stol. Me 26 pikë Juventusi mban vendin e gjashtë, duke lënë Leçen pranë zonës së ftohtë me vetëm 13 pikë pas 14 ndeshjeve të luajtura.