La Liga spanjolle e futbollit ndodhet në ruandin e 16-të të ndeshjeve. Këtë të shtunë në 'Metropolitano' Atletico Madrid fitoi 2-1 kundër Valencias, duke marrë suksesin e plotë pas dy humbjeve radhazi.

Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët gjetën golin e avantazhit pas 17 minutave lojë me Koke. Më pas ekipi mik u përgjigj, por VAR anuloi golin e Pepelu për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 63-të ishte Beltran që barazoi ndeshjen duke ngjallur shpresën te vendasit, shpresë kjo që u shua vetëm 11 minuta më vonë pasi Griezmann realizoi golin e fitores për madrilenët. Në të 78' VAR i anuloi një gol Sorloth te Atl. Madrid.

Me këtë sukes ekipi i Simeones ngjitet në kuotën e 34 pikëve për vendin e katërt, gjashtë pikë pas kryesuesve të Barcelonës. Valencia me 15 pikë mbetet në pozitën e 16-të, vetëm një pikë nga zona e ftohtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Dhjetor, 07:30

    Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?