La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi fundjavën që lamë pas ndeshjet e raundit të 28-të. Në 'Camp Nou' Barcelona fitoi 5-2 kundër Sevillas duke mbetur në krye të renditjes me 70 pikë, katër më shumë se ndjekësit e Real Madridit.
Ndeshja nisi me 'diktatin' e vendasve të cilët shënuan tre gola në harkun e 30 minutave. Kapiteni Raphinha i dha avantazhin e dyfishtë Barçës pasi u tregua i saktë dy herë nga pika e 11 metërshit në minutat 9 dhe 21. Më pas Dani Olmo shënoi edhe golin e tretë për vendasit. Në shtesën e tretë të pjesës së parë Sevilla shkurtoi me Oso.
Edhe fraksioni i dytë i lojës kishte të njëjtën 'melodi', me Barçën që shënoi me Raphinhan në minutën e 51-të, teksa kapiteni kompletoi tripletën në këtë duel. Goli i pestë për vendasit u shënua nga Joao Cancelo në minutën e 60-të. Në shtesën e dytë të ndeshjes Djibril Sow shënoi golin e dytë për Sevillan, me ndeshjen që u mbyll 5-2.
Komente







