Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 33-të, e parafundit për këtë sezon. Në "Allianz Arena", Bayern Munich pësoi një humbje shokuese 1-3 me RB Leipzig, që mund t'i nxjerrë jashtë garës për titullin kampion. Edhe pse ende në vendin e parë pasi Dortmund ka një ndeshje më pak (nesër kundër Augsburg), bavarezët e Tuchel kanë zhgënjyer në pjesën e dytë.
Gjithçka nisi me golin e Gnabry në të 25 minutë, me Bayern që uli më pas ritmin. Në pjesën e dytë ishin miqtë që treguan forcën, duke barazuar me Laimer në minutën e 65. Në të 76, Nkunku shënoi për 1-2 nga penalltia, ndërsa në fundin e ndeshjes po nga pika e bardhë Szoboszlai shënoi për rezultatin 1-3.
Me 68 pikë, Bayern Munich mban vendin e parë në Bundesligë, teksa ndiqet nga Dortmund me 67. Kujtojmë se verdhezinjtë kanë një ndeshje më pak dhe mund të parakalojnë bavarezët.