Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 34. Këtë të dielë gjithçka nisi në 12:30, me Interin që fitoi 2-0 kundër Torinos dhe pasdite festoi titullin e 20-të kampion në rrugët e Milanos. Në 18:00 Napoli dhe Roma barazuan 2-2, me vendasit që komplikojnë pozitat në zonën evropiane. Atalanta fitoi 2-0 me Empolin, teksa Gjimshiti luajti 57 minutat e para të ndeshjes. Fiorentina mundi 5-1 Sassuolon në mbrëmje, me Kumbullën titullar për miqtë. Hera e parë për mbrojtësin këtë sezon. Sassuolo është me një këmbë në Serie B.
Në "Giuseppe Meazza" Interi tregoi cilësi dhe nuk e kurseu Torinon duke e mundur 2-0 paçka se një javë më parë zikaltërit siguruan titullin e 20-të kampion në Serie A. Dueli i Milanos ishte historik në Serie A pasi për herë të parë një treshe me arbitre femra vendoste drejtësinë në këtë nivel, me kryesoren Ferrieri Caputi. Golat për Interin u shënuan nga Calhanoglu në minutat 56 dhe 60-të (penallti).
Në minutën e 63 turku i bëri vend Kristjan Asllanit, me shqiptarin që bëri mirë në minutat e mbetura, teksa në fund festa ishte për zikaltërit që festuan suksesin e këtij sezoni me tifozët. Kjo pasdite është festë për pjesën zikaltër të Milanos, teksa lojtarët do parakalojnë me një autobus të hapur në rrugët e qytetit para tifozëve.
Në "Maradona" Napoli dhe Roma barazuan 2-2. Pjesa e parë u mbyll pa gola, për t'ia lënë vendin një fraksioni të dytë spektakolar. Ishte Dybala që shënoi me penallti për Romën në minutën e 59 për të zhbllokuar ndeshjen. Vendasit barazuan me Olivera pas gjashtë minutash, teksa përmbysën me penalltinë e Osimhen në të 84 minutë. Kur u duk se Napoli do merrte tri pikë, ishte Abraham që barazoi 2-2 pas asistit të Ndicka.
Serie A, raundi 34:
E diel, 28 prill 2024
12:30 Inter 2-0 Torino
15:00 Bologna 1-1 Udinese
18:00 Atalanta 2-0 Empoli
18:00 Napoli 2-2 Roma
20:45 Fiorentina 5-1 Sassuolo
Renditja:
Në "Maradona" Napoli dhe Roma barazuan 2-2. Pjesa e parë u mbyll pa gola, për t'ia lënë vendin një fraksioni të dytë spektakolar. Ishte Dybala që shënoi me penallti për Romën në minutën e 59 për të zhbllokuar ndeshjen. Vendasit barazuan me Olivera pas gjashtë minutash, teksa përmbysën me penalltinë e Osimhen në të 84 minutë. Kur u duk se Napoli do merrte tri pikë, ishte Abraham që barazoi 2-2 pas asistit të Ndicka. Roma me 59 pikë mban vendin e pestë dhe përkohësisht është në zonën Champions, teksa Napoli me 50 pikë pozicionohet i teti dhe rrezikon Evropën.