GOLAT/ Dortmund fiton 1-3 kundër Wolfsburg, Bochum merr fitoren e parë në Bundesligë
Bundesliga gjermane e futbollit mbylli këtë të diel raundin e 15-të. Te fitorja dolën Bochum dhe Dortmund, ndërsa në krye të renditjes vijon të mbetet Bayern Munich.
Bundesliga gjermane e futbollit mbylli këtë të diel raundin e 15-të. Te fitorja dolën Bochum dhe Dortmund, ndërsa në krye të renditjes vijon të mbetet Bayern Munich.
Në "Volksuagen Arena" vendasit e Wolfsburg u mposhtën 1-3 nga Dortmundi. Malen, Beier dhe Brandt ishin autorët e golave që në pjesën e parë për miqtë. Vavro shkurtoi për "Ujqërit", por goli i tij shërbeu sa për statistika. Me këtë sukses Dortmund ngjitet në kuotën e 25 pikëve për vendin e gjashtë.
Në "Vonovia", Bochum fitoi 2-0 kundër Heidenheim. Vendasit siguruan fitoren e parë këtë sezon në Bundesligë, por pa mundur t'i largohen fundit. Broschianski dhe Bero ishin autorët e golave.
Pas javës së 15-të Bayern Munich prin Bundesligën me 36 pikë, ndjekur nga Leverkusen me 32 pikë. Në fund Heidenheim, Holstein Kiel dhe Bochum.
Bundesliga, raundi 15-të:
E shtunë, 21 dhjetor 2024
Eintracht Frankfurt 1-3 Mainz
Hoffenheim 1-2 Monchengladbach
Holstein Kiel 5-1 Augsburg
Stuttgart 0-1 St. Pauli
Werder Bremen 4-1 Union Berlin
Bayer Leverkusen 5-1 Freiburg
E diel, 22 dhjetor 2024
Bochum 2-0 Heidenheim
Wolfsburg 1-3 Dortmund
Renditja:
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane