GOLAT/ Dortmundit i mjafton goli i Reus, Bayern Munich eliminohet nga Kupa e Gjermanisë me turp! Leverkusen kalon më tej, Muslija kualifikon Paderbornin

Kupa e Gjermanisë zhvilloi disa nga ndeshjet e fazës së 1/16, aty ku u mësuan edhe skuadrat që do kalojnë më tej. Goli i Reus i dha fitoren 1-0 Dortmundit kundër Hoffenheim, teksa Paderborn edhe falë Florent Muslisë kaloi më tej. Bayern Munich humbi 2-1 me Saarbrucken, duke lënë me turp Kupën. Bayer Leverkusen fitoi 2-5 kundër Sandhausen në transfertë.

Në "Signal Iduna Park", Dortmundi fitoi 1-0 me Hoffenheim për 1/16 e Kupës së Gjermanisë, duke kaluar në fazën tjetër. Ndeshja u vendos nga goli i Marco Reus në minutën e 43-të. Një aksion i bukur dhe një pasim fantastik i Gittens bëri që kapiteni të "përshëndeste" rrjetën dhe të dërgonte në festë 81 mijë të pranishmit në stadium.

Bayern Munich është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në fazën e 1/16. Skuadra e Ligës së Tretë, Saarbrucken fitoi 2-1 në shtëpi kundër skuadrës më të titulluar gjermane, duke bërë që Bayern të turpërohet në Kupë. Të parët në avantazh kaluan bavarezët me Muller në të 16 minutë, para se Sontheimer të barazonte në fundin e pjesës së parë pas një gafe të prapavijës. Goli që do i jeptë kualifikimin vendasve do shënohej nga Gaus në 90+6, me Saarbrucken që duhet të krenohen me këtë sukses të madh.

Paderborn fitoi 1-3 kundër Freiburgut në transfertën e "Europa Park", për të kaluar më tej në Kupën e Gjermanisë. Për fazën e 1/16 vendimtar ishte edhe Florent Muslija, lojtari i Kosovës. Në minutën e katërt, Muslija asistoi për Bilbija që realizoi golin e parë. Në të 33 minutë fantazisti shqiptar shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, para se Bilbija në pjesën e dytë të dërgonte shifrat në 0-3. Në të 70 Eggestein shënoi golin e "flamurit" për Freiburg, me Paderbornin që kaloi më tej.

Te suksesi doli edhe Bayer Leverkusen, që fitoi 2-5 kundër Sandhausen në udhëtim. Për "Aspirinat" shënuan Palacios, Tah, Hlozek dhe Adil me dopietë. Në fushë për 26 minuta ishte edhe Granit Xhaka në pjesën e dytë. Veç kalimit në turin e Kupës, Leverkusen kryeson edhe Bundesligën duke dëshmuar një sezon të suksesshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Bayern Munich për turp, ekipi i Ligës së Tretë e eliminon nga Kupa e Gjermanisë

Bayern Munich është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në fazën e 1/16. Skuadra e Ligës së Tretë, Saarbrucken fitoi 2-1 në shtëpi kundër skuadrës më të titulluar gjermane, duke bërë që Bayern të turpërohet në Kupë. Të parët në avantazh kaluan bavarezët me Muller në të 16 minutë, para se Sontheimer të barazonte në fundin e pjesës së parë pas një gafe të prapavijës. Goli që do i jeptë kualifikimin vendasve do shënohej nga Gaus në 90+6, me Saarbrucken që duhet të krenohen me këtë sukses të madh.

Ora 20:22
Gol 'për kornizë' në Kupën e Gjermanisë, Muslija vendimtar për Paderborn (VIDEO)

Paderborn fitoi 1-3 kundër Freiburgut në transfertën e "Europa Park", për të kaluar më tej në Kupën e Gjermanisë. Për fazën e 1/16 vendimtar ishte edhe Florent Muslija, lojtari i Kosovës. Në minutën e katërt, Muslija asistoi për Bilbija që realizoi golin e parë. Në të 33 minutë fantazisti shqiptar shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, para se Bilbija në pjesën e dytë të dërgonte shifrat në 0-3. Në të 70 Eggestein shënoi golin e "flamurit" për Freiburg, me Paderbornin që kaloi më tej.

Ora 20:21
VIDEO/ Veterani merr ekipin për dore, Reus kualifikon Dortmundin në Kupën e Gjermanisë

Në "Signal Iduna Park", Dortmundi fitoi 1-0 me Hoffenheim për 1/16 e Kupës së Gjermanisë, duke kaluar në fazën tjetër. Ndeshja u vendos nga goli i Marco Reus në minutën e 43-të. Një aksion i bukur dhe një pasim fantastik i Gittens bëri që kapiteni të "përshëndeste" rrjetën dhe të dërgonte në festë 81 mijë të pranishmit në stadium.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?

×

Lajmi i fundit

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij