GOLAT/ Asllani-Lautaro protagonistë, Interi fiton dhe merr kreun e Serie A! Ekuban përmbys Leçen, Lazio dhe Napoli 0-0

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të dielë me ndeshjet e mbetura për raundin e 22-të, teksa Interi e rigjen sërish veten në krye të renditjes edhe pas hapit fals të Juventusit. Gjithçka nisi në orën 12:30, me Genoan që përmbysi 2-1 Leçen. Në 15:00 u luajtën dy sfida të tjera, teksa Lazio dhe Napoli barazuan 0-0 pasdite në 'Olimpico' të Romës. Në mbrëmje Interi fitoi 0-1 ndaj Fiores në Firenze. Asisti i Asllanit dhe goli i Lautaros i japin kreun Interit.

Interi është sërish në krye të Serie A dhe këtë zikaltërit e kanë siguruar pas suksesit 0-1 në transfertën e vështirë të Firenzes kundër Fiorentinës. Djemve të Inzaghit iu deshën vetëm 14 minuta lojë për të gjetur golin dhe protagonist ishte Kristjan Asllani. Për herë të parë titullar këtë sezon, shqiptari asistoi nga këndi për Lautaron që me kokë shënoi gol. Momenti nuk do kalonte pa polemika, me VAR që e konsideroi rastin të rregullt, por nuk thirri kryesorin Aureliano të rishihte momentin, kjo pas një shtyrje të mbrojtësit Parisi.

Vijimi i lojës nxiti Fioren drejt sulmeve, deri në minutën e 76 kur vendasit gabuan penalltinë. Gonzales u ndal nga Sommer dhe kështu Interi me tri pikët e radhës merr kreun e Serie A. Zikaltërit pas javës së 22-të kanë 54 pikë, një më shumë se Juventusi ndjekës, por Interi ka një ndeshje më pak, ajo kundër Atalantës më 28 shkurt.

Në "Luigi Ferraris", Genoa vendase siguroi tri pikë pasi përmbysi 2-1 Leçen. Miqtë me Behar Ramadanin në fushë humbën një penallti me Krstovic në të 18 minutë, teksa më pas sulmuesi shleu gabimin dhe gjeti golin e epërsisë për puliezët në të 31 minutë. Fraksioni i dytë ishte i djemve të Gilardinos, që përmbysën gjithçka. Retegui në minutën e 70-të dhe Ekuban në të 76 i dhanë tri pikë Genoas. Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit në Shqipëri, ia doli të shënonte me një roveshatë të bukur vetëm 30 minuta pasi ishte futur në fushë. Ylber Ramadani te Leçe luajti për 90 minuta dhe në fund u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Me këto tri pikë Genoa ngjitet në vendin e 11-të me 28 të tilla, teksa Leçe me 21 pikë mbetet në pozitën e 14-të, duke pasur pesë ndeshje pa fitore.

Serie A, raundi 22:

E dielë

12:30 Genoa 2-1 Leçe

15:00 Monza 1-0 Sassuolo

15:00 Verona 1-1 Frosinone

18:00 Lazio 0-0 Napoli

20:45 Fiorentina 0-1 Inter

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
VIDEO/ Asisti i Asllanit dhe goli i Lautaros, Interi mposht 0-1 Fioren dhe merr kreun e Serie A

Interi është sërish në krye të Serie A dhe këtë zikaltërit e kanë siguruar pas suksesit 0-1 në transfertën e vështirë të Firenzes kundër Fiorentinës. Djemve të Inzaghit iu deshën vetëm 14 minuta lojë për të gjetur golin dhe protagonist ishte Kristjan Asllani. Për herë të parë titullar këtë sezon, shqiptari asistoi nga këndi për Lautaron që me kokë shënoi gol.

Momenti nuk do kalonte pa polemika, me VAR që e konsideroi rastin të rregullt, por nuk thirri kryesorin Aureliano të rishihte momentin, kjo pas një shtyrje të mbrojtësit Parisi.

Vijimi i lojës nxiti Fioren drejt sulmeve, deri në minutën e 76 kur vendasit gabuan penalltinë. Gonzales u ndal nga Sommer dhe kështu Interi me tri pikët e radhës merr kreun e Serie A. Zikaltërit pas javës së 22-të kanë 54 pikë, një më shumë se Juventusi ndjekës, por Interi ka një ndeshje më pak, ajo kundër Atalantës më 28 shkurt.

Ora 22:19
VIDEO/ Në Itali e quajnë skandal, VAR s'e anullon golin e Interit! Lautaro shtyn kundërshtarin

Interi shënoi golin e avantazhit pas 14 minutash ndaj Fiorentinës në Firenze. Krosimi i Asllanit u devijua me kokë nga Lautaro, duke e ndalur në rrjetë. Në Itali e cilësojnë "kontroll të heshur nga VAR", me kryesorin Aureliani që nuk e pa rastin në përsëritje, derisa goli u konfirmua i rregullt. Në Itali tanimë po tregojnë pamjet e shtyrjes së Lautaros ndaj Parisit.

Ora 21:08
VIDEO/ Kristjan Asllani asist pas 14 minutash, Lautaro shënon për Interin

Interi po fiton 0-1 me Fiorentinën në Firenze, kjo për raundin e 22-të në Serie A. Zikaltërve iu deshën vetëm 14 minuta lojë për golin e avantazhit. Kristjan Asllani, titullar për herë të parë këtë sezon në Serie A, krosoi bukur nga këndi dhe Lautaro nuk gaboi me kokë.

Ora 16:00
VIDEO/ Ish-sulmuesi i Partizanit përmbys Leçen, Genoa fiton 2-1 me roveshatë! Zverdhet Ramadani

Në "Luigi Ferraris", Genoa vendase siguroi tri pikë pasi përmbysi 2-1 Leçen. Miqtë me Behar Ramadanin në fushë humbën një penallti me Krstovic në të 18 minutë, teksa më pas sulmuesi shleu gabimin dhe gjeti golin e epërsisë për puliezët në të 31 minutë. Fraksioni i dytë ishte i djemve të Gilardinos, që përmbysën gjithçka. Retegui në minutën e 70-të dhe Ekuban në të 76 i dhanë tri pikë Genoas. Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit në Shqipëri, ia doli të shënonte me një roveshatë të bukur vetëm 30 minuta pasi ishte futur në fushë. Ylber Ramadani te Leçe luajti për 90 minuta dhe në fund u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Me këto tri pikë Genoa ngjitet në vendin e 11-të me 28 të tilla, teksa Leçe me 21 pikë mbetet në pozitën e 14-të, duke pasur pesë ndeshje pa fitore.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit