Në "Luigi Ferraris", Genoa vendase siguroi tri pikë pasi përmbysi 2-1 Leçen. Miqtë me Behar Ramadanin në fushë humbën një penallti me Krstovic në të 18 minutë, teksa më pas sulmuesi shleu gabimin dhe gjeti golin e epërsisë për puliezët në të 31 minutë. Fraksioni i dytë ishte i djemve të Gilardinos, që përmbysën gjithçka. Retegui në minutën e 70-të dhe Ekuban në të 76 i dhanë tri pikë Genoas. Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit në Shqipëri, ia doli të shënonte me një roveshatë të bukur vetëm 30 minuta pasi ishte futur në fushë. Ylber Ramadani te Leçe luajti për 90 minuta dhe në fund u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Me këto tri pikë Genoa ngjitet në vendin e 11-të me 28 të tilla, teksa Leçe me 21 pikë mbetet në pozitën e 14-të, duke pasur pesë ndeshje pa fitore.