Një fitore karakteri rezultoi përballja e Interit kundër Udinese-s. Zikaltërit të cilët po marshojnë drejt titullit kampiona ia dolën 1-2 me përmbysje në Friuli, teksa goli 3 pikësh erdhi në minutën e 95. Megjithatë fillimisht realizuan vendasit me Samardzic, falë edhe një hezitimi të Dumfried dhe portierit Sommer.
Pas ndëshkimit Interi, i cili domonoi nga fillimi, rriti akoma më shumë ritmin, teka në fillimin e pjesës së dytë fillimisht u anulua një gol i Carlos Augustos për pozicion jashtë loje. Pa kaluar shumë Calhanoglu riktheu baraspeshën me penalltinë e fituar nga Thuram.
Megjithatë heroin do ta bënte italiani Frattesi, i ardhur si zëvendësues dhe që edhe njëherë tjetër realizoi në limite. Mesfushori me këtë gol mori edhe nofkën ‘njeriu-fat’ te Interi. Me këtë sukses zikaltërit vijojnë 14 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë dhe matematika thotë se mund ta sigurojnë titullin pikërisht në derbin e 22 prillit kundër Milanit.