GOLAT/ Asllani pasim nga mesi i fushës, Interi 'përmbyt' 0-1 Venezian! Napoli fiton në shtëpi dhe kryeson Serie A, Bologna ndal 2-2 Romën

GOLAT/ Asllani pasim nga mesi i fushës, Interi 'përmbyt' 0-1 Venezian! Napoli fiton në shtëpi dhe kryeson Serie A, Bologna ndal 2-2 Romën

Interi feston tri pikët

Serie A e futbollit vijoi këtë të diel me katër ndeshjet e radhës në program, të vlefshme për raundin e 20-të. Gjithçka nisi në 12:30 me fitoren 1-0 të Genoas kundër Parmës. Interi fitoi 0-1 në udhëtim me Venezian, aty ku për zikaltërit nga minuta e parë luajti Kristjan Asllani. Pasim fantastik nga djaloshi kuqezi për golin e fitores. Ndërkohë Roma u ndal 2-2 në Bologna. Napoli fitoi pa vështirësi 2-0 në shtëpi dhe kryeson renditjen e Serie A.

Në "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias nuk i bënë dot ballë Interit duke u mposhtur 0-1. Për zikaltërit Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe la shenja në këtë duel. Minuta e 16-të e sfidës ishte deçizive, kur Asllani nga mesi i fushës dhuroi një pasim të bukur në sulm për Lautaron. Argjentinasi e kontrolloi sferën bukur, por goditja u ndal nga portieri vendas dhe në topin e kthyer Darmian nuk mund të gabonte me portën bosh. Në minutën e 41 Asllani u ndëshkua me karton të verdhë, teksa në të 63' Inzaghi vendosi mos e rrezikonte duke e zëvendësuar me Frattesin.

Në "Maradona" skuadra e Napolit fitoi 2-0 kundër Veronës dhe kryeson Serie A, paçka se Interi ndjekës ka dy ndeshje më pak dhe është me vetëm -4 pikë pas. Ndeshja u zhbllokua shpejt, teksa vendasit detyruan Montipo të shënonte në portën e tij pas vetëm pesë minutave lojë. Në pjesën e dytë djemtë e Antonio Contes shënuan edhe golin e qetësisë me autor Anguissa, kjo pas pasimit final të Lukakut.

Bologna dhe Roma barazuan 2-2 në një ndeshje që mbajti të 'gozhduar' tifozët deri në çastet e fundit. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa ekipet ia kishin lënë gjithçka fraksionit të dytë. Duhej Saelemaekers për kryeqytetasit që të zhbllokonte takimin në minutën e 58-të, por avantazhi i tyre zgjati pak. Bologna përmbysi me Dallinga në minutën e 61 dhe penalltinë e Ferguson në të 65'. Megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe Dovbyk në shtesën e tetë barazoi gjithçka me penallti.

Në "Ferraris" vendasit e Genoas ia dolën të merrnin tri pikë duke mposhtur 1-0 Parmën. Përballja ishte e fortë dhe dy skuadrat u kujdesën më shumë të mbronin, duke mbyllur 0-0 pjesën e parë. Në minutën e 65-të, një aksion i nisur nga Miretti dhe pasimi brilant i mesfushorit nxori në pozicion goditës Frendrup. Ky i fundit lëshoi një të djathtë pa shumë pretendime, por devijimi nga mbrojtja bëri që trajektorja e topit të nxirrte jashtë loje portierin dhe topi të ndalej në rrjetë.

Serie A, raundi 20-të:

E diel, 12 janar 2025

12:30 Genoa 1-0 Parma

15:00 Venezia 0-1 Inter

18:00 Bologna 2-2 Roma

20:45 Napoli 2-0 Verona

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A


Në "Maradona" skuadra e Napolit fitoi 2-0 kundër Veronës dhe kryeson Serie A, paçka se Interi ndjekës ka dy ndeshje më pak dhe është me vetëm -4 pikë pas. Ndeshja u zhbllokua shpejt, teksa vendasit detyruan Montipo të shënonte në portën e tij pas vetëm pesë minutave lojë. Në pjesën e dytë djemtë e Antonio Contes shënuan edhe golin e qetësisë me autor Anguissa, kjo pas pasimit final të Lukakut.

Napoli siguron fitoren e pestë radhazi dhe me 47 pikë kryeson Serie A, ndërsa pas tyre ndodhet Interi me 43 pikë që ka dy ndeshje më pak.

Ora 20:09
GOLAT/ Roma merr një pikë në limite, Bologna e ndal 2-2 në 'Dall'Ara'


Bologna dhe Roma barazuan 2-2 në një ndeshje që mbajti të 'gozhduar' tifozët deri në çastet e fundit. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa ekipet ia kishin lënë gjithçka fraksionit të dytë.

Duhej Saelemaekers për kryeqytetasit që të zhbllokonte takimin në minutën e 58-të, por avantazhi i tyre zgjati pak. Bologna përmbysi me Dallinga në minutën e 61 dhe penalltinë e Ferguson në të 65'. Megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe Dovbyk në shtesën e tetë barazoi gjithçka me penallti.

Bologna me 29 pikë mban pozitën e shtatë, ndërsa Roma mbetet në vendin e dhjetë me 24 pikë.

Ora 17:49
Kristjan Asllani: Më karikojnë kritikat, jam mësuar! Hoqa dorë nga rrjetet sociale


Interi fitoi 0-1 në udhëtim me Venezian në udhëtim. Dueli u vendos nga goli i Darmian, i nisur nga këmbët e Asllanit me një pasim nga 50 metra largësi. Pas ndeshjes për DAZN mesfushori i Kombëtares tha se është mësuar me kritikat dhe ato e motivojnë.

"Jam mësuar me këtë, ata shkruajnë shumë për mua. Por tani kam mësuar, kam fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe jam i lumtur kështu. Kam djem rreth meje që besojnë te unë.

Shumë kritika? Për mendimin tim, po, por është më mirë që ata të më kritikojnë sepse më karikojnë. Kam afër njerëz që më duan. Rëndësi sot kishin vetëm tri pikët", tha Asllani për DAZN.

Humbja me përmbysje e Interit 3-2 kundër Milanit në finalen e Superkupës së Italisë solli shumë kritika për Asllanin, i cili hoqi dorë nga rrjetet sociale.

Ora 17:02
VIDEO/ Asllani bën protagonistin, Interi fiton 0-1 në Venezia dhe merr vendin e dytë

Në "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias nuk i bënë dot ballë Interit duke u mposhtur 0-1. Për zikaltërit Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe la shenja në këtë duel. Minuta e 16-të e sfidës ishte deçizive, kur Asllani nga mesi i fushës dhuroi një pasim të bukur në sulm për Lautaron. Argjentinasi e kontrolloi sferën bukur, por goditja u ndal nga portieri vendas dhe në topin e kthyer Darmian nuk mund të gabonte me portën bosh.

Në minutën e 41 Asllani u ndëshkua me karton të verdhë, teksa në të 63' Inzaghi vendosi mos e rrezikonte duke e zëvendësuar me Frattesin. Tanimë Inter me 43 pikë merr vendin e dytë dhe ka një ndeshje më pak se Atalanta e renditur në pozitën e tretë. Ndërkohë presioni është në anën e Napolit kryesues (44 pikë dhe një ndeshje më shumë).

Ora 15:42
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën

Në "Ferraris" vendasit e Genoas ia dolën të merrnin tri pikë duke mposhtur 1-0 Parmën. Përballja ishte e fortë dhe dy skuadrat u kujdesën më shumë të mbronin, duke mbyllur 0-0 pjesën e parë. Në minutën e 65-të, një aksion i nisur nga Miretti dhe pasimi brilant i mesfushorit nxori në pozicion goditës Frendrup. Ky i fundit lëshoi një të djathtë pa shumë pretendime, por devijimi nga mbrojtja bëri që trajektorja e topit të nxirrte jashtë loje portierin dhe topi të ndalej në rrjetë. Me 23 pikë Genoa ngjitet në pozitën e 11-të, duke lënë Parmën në vendin e 17-të me 19 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve