Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënë raundin e 25-të. Në stadiumin 'Luigi Ferraris' vendasit e Genoas fituan 2-0 kundër Venezias, duke bërë që miqtë të mbeten në fundin e renditjes.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa deçizive ishte minuta e 60-të kur për Genoan në fushë u fut Caleb Ekuban për të dëmtuarin Vitinha. Ish-sulmuesi i Partizanit në Superligë diti të merrte momentin dhe dhuroi dy asiste për të nxjerrë te goli Pinamontin në minutën e 82 dhe Cornet në të 86 minutë.

Pas këtij suksesi Genoa me 30 pikë merr vendin e 11-të, duke lënë Venezian në pozitën e parafundit (19) me vetëm 16 pikë dhe 15 humbje sezonale. Vendi i parë në Serie A mbahet nga Napoli me 56 pikë, ndjekur nga Interi me 54 pikë, Atalanta me 51 dhe Juventusi me 46 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Maj, 22:41

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?