Bundesliga gjermane e futbollit ka zhvilluar këtë të shtunë gjashtë nga ndeshjet e javës së gjashtë. Bie në sy fitorja e Bayer Leverkusen 0-3 në transfertë me Mainz, me "Aspirinat" që mbajnë kreun e Bundesligës me 16 pikë.
Për Leverkusen në fushë ishte edhe Granit Xhaka, ndërsa golat u shënuan nga van den Berg (outogol), Grimaldo dhe Hofmann. Fitore edhe për Gladbach, Stuttgart dhe Wolfsburg, teksa surprizën e bëri Heidenheim që mundi 1-0 Union Berlinin.
Në "Red Bull Arena", Leipzig dhe Bayern Munich barazuan 2-2 në një ndeshje me gola, ritëm, raste dhe luftë sportive. Vendasit e Marko Rose shënuan dy herë në pjesën e parë me Openda dhe Lukeba në minutat 20 dhe 26, duke mos mbajtur dot epërsinë e dy golave.
Në pjesën e dytë Kane shkurtoi epërsinë e vendasve në minutën e 57-të nga penalltia, ndërsa Sane në minutën e 70-të barazoi për 2-2. Pas kësaj jave, Leverkusen me 16 pikë prin renditjen, ndjekur nga Stuttgart me 15-të pikë, Bayern Munich dhe Dortmund me 14-të dhe Leipzig me 13-të.
Bundesliga - java 6 - e shtunë:
Bochum 1-3 Gladbach
Koln 0-2 Stuttgart
Heidenheim 1-0 Union Berlin
Mainz 0-3 Leverkusen
Wolsfburg 2-0 Eintracht Frankfurt
RB Leipzig 2-2 Bayern Munich
Golat e RB Leipzig 2-2 Bayern Munich:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.4%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 777
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Spektakël me gjashtë gola, Eintracht barazon 3-3 kundër Dortmundit! Shtyhen dy ndeshje të Bundesligës
10 Janar, 10:23
-
Ylber Ramadani 'kokë më kokë' me Granit Xhakën, renditen mes më të mirëve në Evropë
7 Janar, 13:06
-
Harry Kane thyen rekordin e Arjen Robben te Bayern Munich
24 Dhjetor 2025, 16:07
-
GOLAT/ Dortmundi bën detyrën, mposht 2-0 Gladbachun dhe ndjek kryesuesit e Bayern
20 Dhjetor 2025, 13:32
-
Champions League/ Arsenali pa rivalë, kryeson me pikë të plota! Man. City përmbys Real Madridin dhe ‘shkarkon’ Alonson, tri pikë për Juven! Humbet Napoli, ndalet PSG
10 Dhjetor 2025, 22:55
-
Champions League/ Në 'Bernabeu' luhet fati i Alonsos, Real Madrid pret sot Man. Cityn! Juventusi e ka detyrim fitoren, Arsenal e PSG në udhëtim
10 Dhjetor 2025, 10:49
-
Champions League/ Liverpooli lë pas krizën, mposht 0-1 Interin në Milano! Tri pikë për Barçën e Bayern, Atalanta e Gjimshitit përmbys Chelsean
9 Dhjetor 2025, 23:01
-
Champions League/ Sot Inter - Liverpool dhe Atalanta - Chelsea, Bayern e Barcelona luajnë në shtëpi! Kairat - Olympiacos luhet në -20 gradë
9 Dhjetor 2025, 11:41
-
VIDEO/ Niko Kovac bëhet për 'Aspirina', Leverkusen eliminon Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë
3 Dhjetor 2025, 12:29
-
Champions League/ Arsenali fiton 3-1 kundër Bayern Munich dhe kryeson i vetëm, Interi pëson humbjen e parë! Real Madrid fiton me vuajtje në Athinë, dështon Liverpooli
26 Nëntor 2025, 22:57
-
Vijon 'melodia' e Champions League, sot Arsenal - Bayern Munich dhe Atl. Madrid - Inter! PSG e Liverpool në shtëpi, Real Madrid luan në Athinë
26 Nëntor 2025, 10:11
-
Gazeta zvicerane: A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë?
25 Nëntor 2025, 09:22