Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 31-të. Këtë të diel u mësua edhe skuadra e parë që zyrtarisht është rrëzuar nga elita e futbollit anglez dhe ajo është Southampton. Tri pikë për Fulham që mposht kryesuesit e Liverpool, ndërsa Chelsea ka tetë ndeshje që nuk fiton jashtë fushës së vet. Në orën 17:30 derbi mes Manchester United dhe Manchester Cityt u mbyll 0-0.

Në "Craven Cottage" të Londrës, Fulham fitoi 3-2 kundër Liverpool dhe bëri surprizën. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Mac Allister në minutën e 14-të, para se Sessegnon, Iuobi dhe Rodrigo Muniz të përmbysnin që në pjesën e parë. Liverpool nuk pësonte tre gola në 45 minutat e para që prej 2020, kur humbiste 7-2 nga Aston Villa. Në fraksionin e dytë Luiz Diaz shënoi golin e dytë për të besuarit e Arne Slot dhe paçka kohës në dispozicion nuk mundën të dilnin me pikë nga kryeqyteti. Edhe pse me humbje, Liverpool kryeson bindshëm tabelën e Premier League me 11 pikë më shumë se Arsenali ndjekës.

Në "Hotspur Stadium" Tottenhami u rikthye te fitorja pas katër ndeshjeve duke mposhtur 3-1 Southamptonin. Kjo humbje ishte "goditja finale" për miqtë që nga sezoni i ri do duhet të luajnë një kategori më poshtë pasi zyrtarisht janë skuadra e parë e rrëzuar nga Premier League. Johnson me dopietë dhe Tel shënuan për Spurs. Me 37 pikë Tottenham ngjitet në pozitën e 13-të.

Premier League, raundi 31:

E diel, 6 prill 2025

15:00 Brentford 0-0 Chelsea

15:00 Fulham 3-2 Liverpool

15:00 Tottenham 3-1 Southampton

17:30 Manchester United 0-0 Manchester City

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
VIDEO/ Tottenham rigjen fitoren pas katër javësh, i shënon tre gola Southamptonit dhe e rrëzon nga Premier League

Në "Hotspur Stadium" Tottenhami u rikthye te fitorja pas katër ndeshjeve duke mposhtur 3-1 Southamptonin. Kjo humbje ishte "goditja finale" për miqtë që nga sezoni i ri do duhet të luajnë një kategori më poshtë pasi zyrtarisht janë skuadra e parë e rrëzuar nga Premier League. Johnson me dopietë dhe Tel shënuan për Spurs. Me 37 pikë Tottenham ngjitet në pozitën e 13-të.

Ora 17:25
VIDEO/ Liverpool hap fals, Fulham e mposht 3-2

Në "Craven Cottage" të Londrës, Fulham fitoi 3-2 kundër Liverpool dhe bëri surprizën. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Mac Allister në minutën e 14-të, para se Sessegnon, Iuobi dhe Rodrigo Muniz të përmbysnin që në pjesën e parë. Liverpool nuk pësonte tre gola në 45 minutat e para që prej 2020, kur humbiste 7-2 nga Aston Villa. Në fraksionin e dytë Luiz Diaz shënoi golin e dytë për të besuarit e Arne Slot dhe paçka kohës në dispozicion nuk mundën të dilnin me pikë nga kryeqyteti. Edhe pse me humbje, Liverpool kryeson bindshëm tabelën e Premier League me 11 pikë më shumë se Arsenali ndjekës.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Maj, 21:43

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?