Premier League e futbollit në Angli zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës gjashtë ndeshjet e radhës për raundin e 30-të, ku te suksesi dolën Liverpool, Manchester City, Newcastle, Aston Villa dhe Ipswich. "The Reds" kryesojnë tabelën dhe janë me një "dorë" te titulli kampion, ndërsa kanë fituar derbin e 100-të kundër Everton.

Në "Anfield Road' Liverpoolit i mjaftoi goli i Diogo Jotas në minutën e 57-të për të marrë tri pikët kundër Everton, në një derbi që fitohet për të 100 herë nga të kuqtë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa aksioni i minutës së 57-të ishte për "kornizë" dhe asisti i Luiz Diaz u shfrytëzua nga Jota. Me këtë sukses Liverpool shkon në kuotën e 73 pikëve dhe gjen katër fitore radhazi, duke kryesuar Premier League me 12 pikë më shumë se Arsenali, kur duhen edhe tetë raunde nga fundi i sezonit. Për Everton 11 minuta në fundin e ndeshjes luajti edhe Armando Broja.

Në "Etihad", Manchester City mposhti 2-0 Leicesterin dhe u rikthye te suksesi i plotë pas dy javëve. Djemtë e Pep Guardiolës kaluan në epërsi që në minutën e dytë, kur Savinho asistoi bukur për Grealish. Më pas në minutën e 29-të dyfishoi Marmoush dhe City ngjitet në kuotën e 51 pikëve për vendin e katërt.

Ndërkohë fitore edhe për Newcastle, që në shtëpi pati vështirësi, por ia doli të triumfonte 2-1 kundër Brentford edhe falë "perlës" së Sandro Tonalit. Raundi i 30-të i PL mbyllet këtë të enjte me sfidën Chelsea - Tottenham.

Premier League, raundi 30-të:

E mërkurë, 02 prill 2025

Bournemouth 1-2 Ipswich

Brighton 0-3 Aston Villa

Manchester City 2-0 Leicester

Newcastle 2-1 Brentford

Southampton 1-1 Crystal Palace

Liverpool 1-0 Everton

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
VIDEO/ Goli i Sandro Tonalit në Angli është 'magjik'


Newcastle fitoi 2-1 kundër Brentford për raundin e 30-të në Premier League. Në Angli të gjithë vëmendjen e mori goli i Sandro Tonalit, mesfushorit italian të vendasve. Me rezultatin që ishte "mbërthyer" në 1-1, Tonali "shpiku" një goditje diagonale nga një distancë e konsiderushme duke shtangur në portë Flekken. Me të vërtetë një gol "magjik" që ka bërë xhiron e medieve.

Ora 09:57
VIDEO/ Manchester City rikthehet te fitorja, triumfon 2-0 kundër Leicester


Në "Etihad", Manchester City mposhti 2-0 Leicesterin dhe u rikthye te suksesi i plotë pas dy javëve. Djemtë e Pep Guardiolës kaluan në epërsi që në minutën e dytë, kur Savinho asistoi bukur për Grealish. Më pas në minutën e 29-të dyfishoi Marmoush dhe City ngjitet në kuotën e 51 pikëve për vendin e katërt.

Ora 09:55
VIDEO/ Liverpool mposht 1-0 Evertonin në derbi dhe vendos rekord, Armando Broja luan 11 minuta


Në "Anfield Road' Liverpoolit i mjaftoi goli i Diogo Jotas në minutën e 57-të për të marrë tri pikët kundër Everton, në një derbi që fitohet për të 100 herë nga të kuqtë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa aksioni i minutës së 57-të ishte për "kornizë" dhe asisti i Luiz Diaz u shfrytëzua nga Jota. Me këtë sukses Liverpool shkon në kuotën e 73 pikëve dhe gjen katër fitore radhazi, duke kryesuar Premier League me 12 pikë më shumë se Arsenali, kur duhen edhe tetë raunde nga fundi i sezonit. Për Everton 11 minuta në fundin e ndeshjes luajti edhe Armando Broja.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Maj, 14:17

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?