Në "Anfield Road' Liverpoolit i mjaftoi goli i Diogo Jotas në minutën e 57-të për të marrë tri pikët kundër Everton, në një derbi që fitohet për të 100 herë nga të kuqtë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa aksioni i minutës së 57-të ishte për "kornizë" dhe asisti i Luiz Diaz u shfrytëzua nga Jota. Me këtë sukses Liverpool shkon në kuotën e 73 pikëve dhe gjen katër fitore radhazi, duke kryesuar Premier League me 12 pikë më shumë se Arsenali, kur duhen edhe tetë raunde nga fundi i sezonit. Për Everton 11 minuta në fundin e ndeshjes luajti edhe Armando Broja.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?