GOLAT/ Liverpooli përmbys Palace në udhëtim dhe merr kreun e Premier League, Arsenali e pëson nga Aston Villa! Man. United turpërohet 0-3 në shtëpi

Premier League e futbollit është në javën e 16-të. Këtë të shtunë sportive gjithçka në ishull nisi në orën 13:30, me Liverpoolin që fitoi 1-2 në udhëtim kundër Crystal Palace. Arsenali humbi 1-0 në Birmingham kundër Aston Villas, duke ia lënë vendin e parë të renditjes Liverpoolit me 37 pikë. Manchester United rikthehet te humbja dhe e pëson 0-3 nga Bournemouth. Të diel zhvillohen katër ndeshjet e radhës.

Në "Selhurst Park" të Londrës, vendasit e Crystal Palace u përmbysën 1-2 nga Liverpooli për raundin e 16-të në kampionat. Me këtë tri pikësh të kuqtë e Jurgen Klopp janë përkohësisht në krye të Premier League. Dueli ishte i luftuar në fushë, me pjesën e parë që u mbyll 0-0. Sfida do zhbllokohej në minutën e 57-të nga Mateta, që me penalltinë e tij kaloi Palace në avantazh. Gjithçka do ndryshonte në minutën e 75-të kur Ayeu do linte Palace më një lojtar më pak. Vetëm një minutë më vonë Salah vendosi ekuilibrat në 1-1 pas asistit të Jones. Duhej fundi i lojës dhe konkretisht e 90+1 minutë që Elliott të shënonte golin e fitores për Liverpool pas asistit të Salah. Me 37 pikë të kuqtë janë në krye të kampionatit, një më pak se Arsenali.

Aston Villa mundi 1-0 Arsenalin në Birmingham, duke bërë që "Topçinjtë" të humbasin vendin e parë në Premier League. Për javën e 16-të sfida në "Villa Park" u zhbllokua pas vetëm shtatë minutave lojë nga McGinn. Një aksion nga e djathta e sulmit bëri që Bailey të pasonte bukur për shokun e tij, që me një lëvizje nxori blof mbrojtjen dhe e ndali sferën në rrjetë. Edhe pse "Topçinjtë" u përpoqën të barazonin ndeshjen, ishte VAR që në minutën e 90-të iu anulloi një gol pas prekjes së topit me dorë nga Nketiah. Me 36 pikë, Arsenali zbret në vendin e dytë, një pikë më pak se Liverpooli kryesues. Aston Villa me 35 pikë pozicionohet në vendin e tretë, teksa prej nëntë ndeshjesh nuk njeh humbje në shtëpi.

Manchester United humbi 0-3 nga Bournemouth. 'Teatri i Ëndrrave' është kthyer në 'Teatrin e Ferrit' për djemtë e ten Hag, që humbasin edhe në shtëpi ndaj një kundërshtari që vjen nga një ligë më poshtë. Pas zhurmës së madhe për largimin e holandezit dhe ndeshjeve "jo" në Europë, United tanimë shokohet në shtëpi. Të kuqtë e pësuan që në minutën e pestë nga Solanke, teksa Billing dhe Senesi shënuan në pjesën e dytë. United me 27 pikë qëndron në pozitën e gjashtë, teksa Bournemouth me 19 pikë ngjitet në vendin e 13-të.

Premier League, java 16-të:

13:30 Crystal Palace 1-2 Liverpool

16:00

Brighton 1-1 Burnley

Manchester United 0-3 Bournemouth

Sheffield United 1-0 Brentford

Wolves 1-1 Nottingham

18:30 Aston Villa 1-0 Arsenal

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:33
VIDEO/ Aston Villa nëntë ndeshje pa humbje në shtëpi, Arsenali bie 1-0 dhe humbet kreun e Premier League


Aston Villa mundi 1-0 Arsenalin në Birmingham, duke bërë që "Topçinjtë" të humbasin vendin e parë në Premier League. Për javën e 16-të sfida në "Villa Park" u zhbllokua pas vetëm shtatë minutave lojë nga McGinn. Një aksion nga e djathta e sulmit bëri që Bailey të pasonte bukur për shokun e tij, që me një lëvizje nxori blof mbrojtjen dhe e ndali sferën në rrjetë. Edhe pse "Topçinjtë" u përpoqën të barazonin ndeshjen, ishte VAR që në minutën e 90-të iu anulloi një gol pas prekjes së topit me dorë nga Nketiah. Me 36 pikë, Arsenali zbret në vendin e dytë, një pikë më pak se Liverpooli kryesues. Aston Villa me 35 pikë pozicionohet në vendin e tretë, teksa prej nëntë ndeshjesh nuk njeh humbje në shtëpi.

 

Ora 18:04
VIDEO/ Manchester United s'njeh turp, Bournemouth e mund 0-3 në ''Teatrin e Ferrit'


Për javën e 16-të në Premier League, Manchester United humbi 0-3 nga Bournemouth. 'Teatri i Ëndrrave' është kthyer në 'Teatrin e Ferrit' për djemtë e ten Hag, që humbasin edhe në shtëpi ndaj një kundërshtari që vjen nga një ligë më poshtë. Pas zhurmës së madhe për largimin e holandezit dhe ndeshjeve "jo" në Europë, United tanimë shokohet në shtëpi. Të kuqtë e pësuan që në minutën e pestë nga Solanke, teksa Billing dhe Senesi shënuan në pjesën e dytë. United me 27 pikë qëndron në pozitën e gjashtë, teksa Bournemouth me 19 pikë ngjitet në vendin e 13-të.

 

 

Ora 16:48
200 gola me Liverpoolin, Momo Salah kap 'top 5-shen' e Premier League


Goli i Mohamed Salah kundër Crystal Palace shënoi dy momente historike. Ai u bë lojtari i pestë në historinë e Liverpool-it që shënon 200 gola, 150-të nga të cilët në Premier League.

Egjiptiani bëhet lojtari i 11-të që vendos këto shifra. Goli i tij historik erdhi në ndeshjen e së shtunës kundër Palace, me të kuqtë që fituan 1-2.

Ai u bë lojtari i pestë në historinë e Liverpool që arrin 200 gola, së bashku me Ian Rush, Roger Hunt, Gordon Hodgson dhe Billy Liddell. Salah ka shënuar 14 gola në të gjitha garat këtë sezon, 11 prej të cilëve në 16 ndeshje në Premier League.

Ai gjithashtu i bashkohet një grupi elitar të sulmuesve të Premier League që kanë arritur shifrën e 150 golave. ​Përfshihen edhe ish-lojtarët e Liverpool-it, Michael Owen dhe Robbie Fowler, si dhe anglezë të tjerë Jermaine Defoe, Frank Lampard, Andy Cole, Wayne Rooney dhe Alan Shearer.

Ora 15:44
VIDEO/ Tre gola, karton i kuq dhe përmbysje! Liverpooli fiton 1-2 në fund kundër Crystal Palace


Në "Selhurst Park" të Londrës, vendasit e Crystal Palace u përmbysën 1-2 nga Liverpooli për raundin e 16-të në kampionat. Me këtë tri pikësh të kuqtë e Jurgen Klopp janë përkohësisht në krye të Premier League. Dueli ishte i luftuar në fushë, me pjesën e parë që u mbyll 0-0. Sfida do zhbllokohej në minutën e 57-të nga Mateta, që me penalltinë e tij kaloi Palace në avantazh. Gjithçka do ndryshonte në minutën e 75-të kur Ayeu do linte Palace më një lojtar më pak. Vetëm një minutë më vonë Salah vendosi ekuilibrat në 1-1 pas asistit të Jones. Duhej fundi i lojës dhe konkretisht e 90+1 minutë që Elliott të shënonte golin e fitores për Liverpool pas asistit të Salah. Me 37 pikë të kuqtë janë në krye të kampionatit, një më pak se Arsenali që luan sot kundër Aston Villas.

 

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh