Liverpooli nuk e ka kursyer Tottenhamin dhe e ka mposhtur 4-0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Carabao Cup, duke gjetur Newcastle në finale. Paçka humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, të kuqtë e Arne Slot 'morën hak' dhe kanë gjetur finalen e parë sezonale.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 34 nga Gakpo, teksa spektakli ishte lënë për në pjesën e dytë. Salah me penallti, Szoboszlai dhe van Dijk i dërguan shifrat në 4-0 duke bërë që Liverpool të kërkojë tanimë trofeun përballë Newcastle.

Të kuqtë janë në një formë të shkëlqyer, pasi kryesojnë edhe Premier League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?