GOLAT/ Arsenal fiton në udhëtim dhe merr kreun e Premier League, Man. City tri pikë me përmbysje në Londër! Broja rikthehet në fushë dhe luan 5 minuta

GOLAT/ Arsenal fiton në udhëtim dhe merr kreun e Premier League, Man. City tri pikë me përmbysje në Londër! Broja rikthehet në fushë dhe luan 5 minuta

Festa e Manchester City

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 32-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 13:30, me Man. Cityn që fitoi 2-4 në udhëtim kundër Crystal Palace. Në 16:00 Fulham humbi 0-1 me Newcastle, teksa Armando Broja u fut në minutën e 85-të dhe pas tre ndeshjeve në tribunë u kthye të luante për miqtë. Arsenal fitoi 0-3 me Brighton dhe merr kreun e Premier League përkohësisht.

Në "Selhurst Park" të Londrës, Crystal Palace s'e mbajti dot avantazhin e minutës së tretë me Mateta, duke u përmbysur 2-4 nga Manchester City. Djemtë e Guardiolës edhe në javën e 32-të treguan se janë të varur nga De Bruyne, me belgun që shënoi dy gola dhe asistoi për Haaland. Pas golit të shënuar në fillim, Palace kishte disa momente të mira, por pa mundur të shënonte golin e dytë.

Duhej De Bruyne në të 13 minutë për ekuilibrin 1-1, para se Lewis të përmbyste gjithçka për "Qytetarët" në fillimin e pjesës së dytë. Haaland dhe sërish De Bruyne shënuan për Cityn, me Edouard që gjeti golin e dytë për vendasit. City tanimë me 70 pikë barazon Liverpoolin në krye.

Në "Amex Stadium" Brighton humbi 0-3 kundër Arsenalit. Golat e Saka, Havertz dhe Trossard u dhanë vendin e parë "Topçinjve" që janë në pritje të ndeshjes së Liverpool (e dielë kundër Man. United 16:30).

Në ndeshjet e tjera, Fulham u mposht 0-1 nga Newcastle. Për vendasit në minutën e 85-të të ndeshjes u fut edhe Armando Broja, që pas katër ndeshjeve siguroi disa minuta. Everton, Luton dhe West Ham siguruan tri pikë, ndërkohë që Aston Villa dhe Brentford barazuan 3-3.

Premier League, raundi 32:

13:30 Crystal Palace 2-4 Manchester City

16:00

Aston Villa 3-3 Brentford

Everton 1-0 Burnley

Fulham 0-1 Newcastle

Luton 2-1 Bournemouth

Wolves 1-2 West Ham

18:30 Brighton 0-3 Arsenal

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:47
Man. City 'zhdëp' Crystal Palace, e përmbys 2-4 në Londër! De Bruyne tjetër nivel

 
Në "Selhurst Park" të Londrës, Crystal Palace s'e mbajti dot avantazhin e minutës së tretë me Mateta, duke u përmbysur 2-4 nga Manchester City. Djemtë e Guardiolës edhe në javën e 32-të treguan se janë të varur nga De Bruyne, me belgun që shënoi dy gola dhe asistoi për Haaland. Pas golit të shënuar në fillim, Palace kishte disa momente të mira, por pa mundur të shënonte golin e dytë.

Duhej De Bruyne në të 13 minutë për ekuilibrin 1-1, para se Lewis të përmbyste gjithçka për "Qytetarët" në fillimin e pjesës së dytë. Haaland dhe sërish De Bruyne shënuan për Cityn, me Edouard që gjeti golin e dytë për vendasit. City tanimë me 70 pikë barazon Liverpoolin në krye.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?