GOLAT/ Manchester United bie në shtëpi, Fulham e mposht 1-2 në 'Old Trafford'! Armando Broja në stol, Man. City ndjek Liverpoolin

GOLAT/ Manchester United bie në shtëpi, Fulham e mposht 1-2 në 'Old Trafford'! Armando Broja në stol, Man. City ndjek Liverpoolin

Manchester United 1-2 Fulham

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 26-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 16:00 me katër duele, aty ku ra në sy humbja 1-2 e Manchester United në shtëpi nga Fulham. Te tri pikët doli Aston Villa, që mposhti 4-2 Nottinghamin dhe Crystal Palace që mposhti 3-0 Burnleyn. City fitoi 0-1 në udhëtim dhe ndjek Liverpoolin.

Në "Old Trafford", Manchester United u mposht 1-2 nga Fulham. Miqtë gjatë 90 minutave mbajtën në stol Armando Brojën, me sulmuesin e Kombëtares që nuk mori minuta në këtë takim. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, për t'ia lënë spektaklin fraksionit të dytë. Duhej goli i Bassey në të 65 minutë që londinezët të kalonin në epërsi, para se Harry Maguire të vendoste ekuilibrat në të 89 minutë.

Por, nuk qe e thënë që United të dilte me pikë në shtëpi. Iwobi në shtesën e shtatë të ndeshjes shtangu "Teatrin e Ëndrrave" me golin e tij, duke i dhënë tri pikë Fulhamit në limite. Kështu, pas pesë ndeshjeve radhazi me fitore, United humbet në Premier League dhe me 44 pikë mban vendin e gjashtë. Ndërkohë që Fulham me 32 pikë ngjitet në vendin e 12-të.

Një gol i Phil Foden në minutën e 24 ka bërë që Manchester City të marrë tri pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion të Premier League. "Qytetarët" fituan në udhëtim 0-1 ndaj Bournemouth për raundin e 26-të. Duhej goli i Foden që Pep Guardiola të qëndronte i qetë në pankinë, paçka se ndeshje u duk e komplikuar për Cityn. Tanimë Liverpool me 60 pikë mban kreun e Premier League, ndjekur nga City me një pikë më pak.

Te tri pikët këtë javë doli edhe Aston Villa që mundi 4-2 Nottinghamin. Uatkins, Douglas Luzi me dopietë dhe Bailey shënuan për skuadrën nga Birmingham.

Premier League, java 26:

E shtunë

Aston Villa 4-2 Nottingham

Brighton 1-1 Everton

Crystal Palace 3-0 Burnley

VIDEO/ Manchester United 1-2 Fulham

Bournemouth 0-1 Manchester City

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
Armando Brojën e lënë 35' në nxehmje dhe s'e aktivizojnë

1708807105_1707233679armandobroja.jpg
Fulham mori një tri pikësh të madh në Premier League pas fitores 1-2 në "Old Trafford" me Manchester United. Në këtë duel nuk pati minuta për Armando Brojën, paçka se sulmuesi i Kombëtares qëndroi në nxehmje për më shumë se 35 minuta. Marcos Silva preferoi nga minuta e parë Muniz, me Brojën që në të 82 minutë u ul në stol pas zëvendësimit të tretë nga miqtë.

Edhe pse në huazim nga Chelsea, Broja ende nuk po merr një fanellë titullari te Fulham, duke hasur vështirësi edhe pse ndryshoi ambient pikërisht për të përfituar hapësira.

Ora 20:41
VIDEO/ Këmba-këmbës me Liverpoolin! Manchester City fiton 0-1 ndaj Bournemouth

Një gol i Phil Foden në minutën e 24 ka bërë që Manchester City të marrë tri pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion të Premier League. "Qytetarët" fituan në udhëtim 0-1 ndaj Bournemouth për raundin e 26-të. Duhej goli i Foden që Pep Guardiola të qëndronte i qetë në pankinë, paçka se ndeshje u duk e komplikuar për Cityn. Tanimë Liverpool me 60 pikë mban kreun e Premier League, ndjekur nga City me një pikë më pak. (VIDEO E GOLIT)

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan