Futbolli elitar anglez zhvilloi raundin e 22-të. Këtë të diel Manchester United tregoi se është në një krizë të thellë duke u mposhtur në shtëpi 1-3 nga Brighton. Ndërkohë Manchester City kaloi me goleadë 0-6 Ipswichin.
Everton shtoi tri pikë në renditje pasi fitoi kundër Tottenham, me Spurs që kanë humbur 'busullën'. Nottingham vijon të mos ndalet dhe tri pikët e radhës e mbajnë sërish në vendin e tretë.
Në "Old Trafford" Manchester United nuk ia doli të siguronte pikë në shtëpi, me Brighton që fitoi 1-3. Miqtë nga Londra shënuan pas vetëm pesë minutave lojë me Minteh, ndërsa duhej një penallti që Bruno Fernandes të vendoste ekuilibrin në pjesën e parë.
Fraksioni i dytë sërish foli për miqtë që rigjetën epërsinë me golin e Mitoma, para se Rutter në të 76' të shënonte golin e fundit të ndeshjes. Brighton me 34 pikë mban vendin e nëntë, ndrësa Man. United me 26 pikë ndodhet në pozitën e 13-të, shumë larg pritshmërive.
Pas barazimit 2-2 kundër Brentfordit, Manchester City është rikthyer të fitojë dhe këtë e ka bërë bindshëm duke mposhtur 0-6 Ipswichin në udhëtim. Fantastik Kevin De Bruyne me tre asiste, ndërsa në fushë u duke se nuk kishte rivalitet. "Qytetarët" shënuan tre gola në pjesën e parë me Foden (2x) dhe Kovacic. Në 45 minutat e dyta te golat dolën edhe Doku, Haaland dhe McAtee. Ky sukses i ngjit të besuarit e Guardiolës në pozitën e katërt me 38 pikë.
Premier League, raundi 22:
E diel, 19 janar 2025
15:00
Everton 3-2 Tottenham
Manchester United 1-3 Brighton
Nottingham Forest 3-2 Southampton
17:30
Ipswich 0-6 Manchester City
Renditja: