GOLAT/ Interi i shënon 'poker' Lecces dhe ndjek Napolin kryesues, Milan e Roma fitojnë me përmbysje e sherr! Fiorentina sukses në kryeqytet

GOLAT/ Interi i shënon 'poker' Lecces dhe ndjek Napolin kryesues, Milan e Roma fitojnë me përmbysje e sherr! Fiorentina sukses në kryeqytet

Milan 3-2 Parma

Serie A e futbollit të Itali është në raundin e 22-të. E diela nisi me fitoren 3-2 të Milanit kundër Parmës, ndërsa tri pikë siguroi edhe Roma. Interi fitoi 4-0 ndaj Lecces në Puglia, teksa në mbrëmje Lazio u mposht 1-2 nga Fiorentina.

Në "San Siro" Milani fitoi 3-2 me përmbysje kundër Parmës, duke ia dalë të marrë tri pikët vetëm në shtesë, teksa kuqezinjtë kanë bërë 'me zemër' tifozët e tyre. Ishin miqtë nga Parma që kaluan në avantazh me golin e Cancellierit në minutën e 24-t, ndërsa barazoi Pulisic me penallti brenda pjesës së parë. Në minutën e 80-të Del Prato heshti "San Siron" me golin e dytë për Parmën, teksa kur u duk se kuqezinjtë ishin "fikur" atëherë erdhi edhe përmbysja e madhe. Reijnders në shtesën e dytë dhe Chukueze në shtesën e pestë shënuan dy gola me peshë që sollën tri pikët e radhës. Në fund të ndeshjes trajneri i Milanit Conceiçao dhe kapiteni i kuqezinjve, Calabria, u përplasën mes tyre në fushë, aq sa u desh që të ndërhynin kolegët e tyre që përplasja mos ishte fizike. 

Në "Via del Mare" Leçe vendase u mposht 0-4 nga Interi. Këtë sfidë e nisën nga stoli edhe Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, me shqiptarin e zikaltërve që në fund doli i fituar. Interi dominoi në fushë dhe këtë e tregoi që pas gjashtë minutash, kur Frattesi kaloi miqtë në epërsi. Në fundin e pjesës së parë ishe Lautaro Martinez që dyfishoi shifrat për të qetësuar Inzaghin në stol. Sërish argjentinasi protagonist në minutën e 57-të, teksa asisti i tij u kthye në gol nga Dumfries. Goli i katërt për miqtë u shënua nga Taremi që në minutën e 61 ktheu në gol penalltinë.

Në 'Friuli' Udinese vendase u mposht 1-2 nga Roma. Verdhekuqtë përmbysën ndeshjen në pjesën e dytë, teksa Lucca kaloi në epërsi Udinesen në fundin e pjesës së parë. Djemtë e Ranierit nuk u dorëzuan dhe iu falen dy penalltive të kthyera në gol nga Pellegrini dhe Dovbyk.

Në "Olimpico" Lazio u mposht 1-2 nga Fiorentina. Adli dhe Beltran shënuan për miqtë, ndërsa Marusic shkurtoi në fund. 24 minuta për vendasit luajti edhe Elseid Hysaj.

Serie A, raundi 22:

E diel, 26 janar 2025

12:30 Milan 3-2 Parma

15:00 Udinese 1-2 Roma

18:00 Leçe 0-4 Inter

20:45 Lazio 1-2 Fiorentina

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
VIDEO/ Interi fiton 0-4 kundër Leçes, Asllani dhe Ramadani futen nga stoli


Në "Via del Mare" Leçe vendase u mposht 0-4 nga Interi. Këtë sfidë e nisën nga stoli edhe Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, me shqiptarin e zikaltërve që në fund doli i fituar. Interi dominoi në fushë dhe këtë e tregoi që pas gjashtë minutash, kur Frattesi kaloi miqtë në epërsi. Në fundin e pjesës së parë ishe Lautaro Martinez që dyfishoi shifrat për të qetësuar Inzaghin në stol. Sërish argjentinasi protagonist në minutën e 57-të, teksa asisti i tij u kthye në gol nga Dumfries. Goli i katërt për miqtë u shënua nga Taremi që në minutën e 61 ktheu në gol penalltinë. Me këtë sukses Interi me 50 pikë qëndron në pozitën e dytë, tre pikë dhe një ndeshje më pak se kryesuesit e Napolit.

Ora 17:29
VIDEO/ Roma 'ngjallet' pjesën e dytë, fiton 1-2 në Udine me dy penallti


Në 'Friuli' Udinese vendase u mposht 1-2 nga Roma. Verdhekuqtë përmbysën ndeshjen në pjesën e dytë, teksa Lucca kaloi në epërsi Udinesen në fundin e pjesës së parë. Djemtë e Ranierit nuk u dorëzuan dhe iu falen dy penalltive të kthyera në gol nga Pellegrini dhe Dovbyk. Me fitoren e dytë radhazi, Roma ngjitet në kuotën e 30 pikëve për vendin e nëntë.

Ora 15:46
VIDEO/ Çudira te Milani, trajneri Conceiçao dhe kapiteni Calabria përplasen fizikisht në fushë


Milani ia doli të merrte tri pikë vetëm në fund, duke përmbysur 3-2 Parmën në "San Siro". Ndeshja ka qenë e tensionuar dhe nervat u panë në fundin e sfidës. Trajneri Sergio Conceiçao dhe një nga kapitenët, Calabria, u përplasën fizikisht mes tyre, aq sa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të Milanit që situata mos degradonte.

Pas ndeshjes trajneri Conceiçao dha versionin e tij për përplasjen.

"Fusha e futbollit nuk është Kishë që të mbajmë tensionin dhe adrenalinën apo pasionin dhe ku rrihet në heshtje. Gjëra që ndodhin. Nëse im bir sillet keq, une si baba i bërtas. Nëse nuk flas do të thotë që nuk më intereson. Ekipi i futbollit për mua është si familje. I pari që i mbroj jam unë dhe ata më ndjekin. Askush nuk ka dalë të më thotë se nuk i pëlqen mënyra se si stërvis. Por, si çdo ndryshim, kalohet nga tranzicioni, sepse do kohë", tha trajneri.

Calabria ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Milani, ndërsa rikthimi i Maignan ka bërë që kapiten të jetë portieri.

Ora 15:38
VIDEO/ Milani të bën 'me zemër', përmbys 3-2 Parmën në 'San Siro'! Conceiçao sherr me Calabrian

Në "San Siro" Milani fitoi 3-2 me përmbysje kundër Parmës, duke ia dalë të marrë tri pikët vetëm në shtesë, teksa kuqezinjtë kanë bërë 'me zemër' tifozët e tyre. Ishin miqtë nga Parma që kaluan në avantazh me golin e Cancellierit në minutën e 24-t, ndërsa barazoi Pulisic me penallti brenda pjesës së parë. Në minutën e 80-të Del Prato heshti "San Siron" me golin e dytë për Parmën, teksa kur u duk se kuqezinjtë ishin "fikur" atëherë erdhi edhe përmbysja e madhe. Reijnders në shtesën e dytë dhe Chukueze në shtesën e pestë shënuan dy gola me peshë që sollën tri pikët e radhës. Në fund të ndeshjes trajneri i Milanit Conceiçao dhe kapiteni i kuqezinjve, Calabria, u përplasën mes tyre në fushë, aq sa u desh që të ndërhynin kolegët e tyre që përplasja mos ishte fizike. Milani me 34 pikë merr pozitën e gjashtë, tre pikë pas Juventusit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

‘Squid Game’, sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?

‘Squid Game’, sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?