GOLAT/ Ndicka rrëzohet në fushë, shtyhet Udinese - Roma! Inter lë festën e titullit për në derbi, ndalen Milani dhe Napoli

GOLAT/ Ndicka rrëzohet në fushë, shtyhet Udinese - Roma! Inter lë festën e titullit për në derbi, ndalen Milani dhe Napoli

Festa e Cagliarit

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të dielë me raundin e 32-të. Në mesditë Napoli dhe Frosinone barazuan 2-2, ndërsa në 15:00 Sassuolo barazoi 3-3 ndaj Milanit. Në 18:00 Udinese dhe Roma po barazonin 1-1, kur mbrojtësi mik Ndicka u rrëzua në tokë pas problemeve në zemër. Situata u qetësua për 24-vjeçarin, me palët që vendosën që pjesa e mbetur e ndeshjes të shtyhej për tjetër datë. Dita e sotme u mbyll në orën 20:45 me duelin Inter 1-1 Cagliari.

Në "Maradona" Napoli dhe Frosinone barazuan 2-2. Kampionët në fuqi të Italisë kanë humbur spaletat, teksa këtë sezon janë një ekip i thyeshëm. Në minutën e 16-të Politano kaloi në avantazh vendasit, para se Soule në të 30 minutë të humbiste penalltinë për miqtë. Në fraksionin e dytë Cheddira barazoi gjithçka, teksa Osimhen kaloi në epërsi sërish Napolin. Miqtë nuk u dorëzuan dhe shënuan sërish me Cheddiran për 2-2. 

Sassuolo dhe Milan barazuan 3-3 në "Mapei Stadium", me kuqezinjtë që siguruan pikë edhe pse në disavantazh të dy golave. Pas katër fitoreve radhazi, Milan ndalet në udhëtim në një ndeshje që ishte e luftuar edhe në shtesë. Pinamonti dhe Lauriente shënuan për vendasit dy gola të shpejtë në dhjetë minutat e para. Duhej Leao që në të 20 minutë të shkurtonte, para se sërish Lauriente të shënonte golin e tretë te Sassuolo. Në vijimin e pjesës së dytë Milan barazoi me Jovic dhe Okafor. Për vendasit në këtë duel Bajrami dhe Kumbulla qëndruan në stol.

Frikë për Evan Ndicka. Qendërmbrojtësi i Romës në Serie A, në minutën e 69-të të ndeshjes ndaj Udineses, preku dy herë gjoksin dhe më pas u rrëzua përtokë. Arbitri Pairetto ndërpreu menjëherë lojën, duke lejuar kështu mjekët dhe barelën të futeshin në fushë.

Mbrojtësi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ishte me topin larg tij kur ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës, me Svilar që tërhoqi vëmendjen e arbitrit.

Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën. I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes aty ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij. Pasi u transportua në spital, Roma konfirmoi se Ndicka është i stabilizuar.

Në "Giuseppe Meazza" Interi u ndal në barazimin 2-2 me Cagliarin. Pas dy fitoreve radhazi, zikaltërit nuk mundën të merrnin pikët e plota. Thuram dhe Calhanoglu (penallti) shënuan dy herë për Interin, me sardët që barazuan me Shomurodov dhe Viola. Sfida e radhës për Interin është derbi me Milanin (22 prill) dhe në rast të një fitoreje do siguronte matematikisht titullin e 20-të kampion kundër rivalëve të qytetit.

Serie A, raundi 32:

E dielë, 14 prill 2024

12:30 Napoli 2-2 Frosinone

15:00 Sassuolo 3-3 Milan

18:00 Udinese 1-1 Roma (ndeshja u shty pas 77 minutash)

20:45 Inter 2-2 Cagliari

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
VIDEO/ Katër gola për një pikë, Cagliari ndal 2-2 Interin në 'Meazza'! Zikaltërit mund të festojnë titullin kundër Milanit

Në "Giuseppe Meazza" Interi u ndal në barazimin 2-2 me Cagliarin. Pas dy fitoreve radhazi, zikaltërit nuk mundën të merrnin pikët e plota. Thuram dhe Calhanoglu (penallti) shënuan dy herë për Interin, me sardët që barazuan me Shomurodov dhe Viola. Sfida e radhës për Interin është derbi me Milanin (22 prill) dhe në rast të një fitoreje do siguronte matematikisht titullin e 20-të kampion kundër rivalëve të qytetit.

VIDEO E GOLAVE

Ora 17:03
VIDEO/ Gjashtë gola për një pikë, Sassuolo dhe Milan barazojnë 3-3


Dramë, emocione dhe gjashtë gola. Sassuolo dhe Milan barazuan 3-3 në "Mapei Stadium", me kuqezinjtë që siguruan pikë edhe pse në disavantazh të dy golave. Pas katër fitoreve radhazi, Milan ndalet në udhëtim në një ndeshje që ishte e luftuar edhe në shtesë.

Pinamonti dhe Lauriente shënuan për vendasit dy gola të shpejtë në dhjetë minutat e para. Duhej Leao që në të 20 minutë të shkurtonte, para se sërish Lauriente të shënonte golin e tretë te Sassuolo.

Në vijimin e pjesës së dytë Milan barazoi me Jovic dhe Okafor. Milan me 69 pikë mban vendin e dytë, teksa Sassuolo me 26 pikë ndodhet në vendin e parafundit. Për vendasit në këtë duel Bajrami dhe Kumbulla qëndruan në stol.

Ora 15:28
VIDEO/ Kampionët humbasin spaletat, Napoli 2-2 Frosinone në 'Maradona'


Në "Maradona" Napoli dhe Frosinone barazuan 2-2. Kampionët në fuqi të Italisë kanë humbur spaletat, teksa këtë sezon janë një ekip i thyeshëm. Në minutën e 16-të Politano kaloi në avantazh vendasit, para se Soule në të 30 minutë të humbiste penalltinë për miqtë.

Në fraksionin e dytë Cheddira barazoi gjithçka, teksa Osimhen kaloi në epërsi sërish Napolin. Miqtë nuk u dorëzuan dhe shënuan sërish me Cheddiran për 2-2. Me 49 pikë Napoli mban vendin e tetë, teksa Frosinone me 27 pikë ndodhet në vendin e tretë nga fundi dhe merr një pikë shprese në garën për mbijetesën.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Shtrenjtohen qiratë, ulen çmimet e apartamenteve! BSH: Të huajt blenë 26% të pronave në 2023-shin, në Tiranë e bregdet

Shtrenjtohen qiratë, ulen çmimet e apartamenteve! BSH: Të huajt blenë 26% të pronave në 2023-shin, në Tiranë e bregdet