GOLAT/ Inter dhe Juventus barazojnë 4-4 në Derbin e Italisë! Lazio tripletë Genoas, Fiore 'shuplakë' Romës

GOLAT/ Inter dhe Juventus barazojnë 4-4 në Derbin e Italisë! Lazio tripletë Genoas, Fiore 'shuplakë' Romës

Inter 4-4 Juventus, Zielinski dhe Yildiz festojnë dopietat

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi sot pesë ndeshjet e radhës për raundin e nëntë. Në 18:00 spikati barazimi 4-4 mes Interit dhe Juventusit në një ndeshje spektakolare. Kjo e diel sportive nisi në orën 12:30 me barazimin 1-1 mes Parmës dhe Empolit. Tri pikë për Lazion, ndërsa në mbrëmje Fiorentina e tepëroi 5-1 ndaj Romës.

Në "Giuseppe Meazza" pritej spektakël dhe ashtu ndodhi. Interi dhe Juventusi shënuan tetë gola në 90 minuta të luftuara dhe një ndeshje që dukej se nuk luhej në Serie A. Rezultati final në tabelë shënon 4-4, teksa sfida është historike pasi nuk ndodh shpesh që në përballjet mes tyre të shënohen kaq gola.

Sfida u hap pas 15 minutash me penalltinë e kthyer në gol nga Zielinski, kjo pas një pakujdesie të Danilos. Pas golit të pësuar Juventus u hodh në sulm dhe përmbysi ndeshjen për 2-1 me golat e bukur të Vlahovic dhe Ueah.

Inter nuk u pajtua me përmbysjen dhe u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë. Mhhitaryan në të 35 dhe Zielinski sërish me penallti shënuan për rezultatin 3-2 në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë nisi me golin e katërt të Interit me autor Dumfries. Lëvizjet në stol bënë që Motta të hidhte në fushë Yildiz në vend të Ueah dhe turku i Juves shënoi dy gola në minutat 71 dhe 82 për rezultatin 4-4 dhe një ndeshje që ishte spektakolare dhe me shumë raste, ku vlen të përmendet forma e mirë e portietit të "Zonjës", Di Gregorio.

Në "Tardini" Parma barazoi 1-1 me Empolin. Këtë sfidë nga minuta e parë e nisi Ardian Ismajli që luajti me maskë për shkak të një lëndimi, ku ra në sy flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës. Mbrojtësi i Kombëtares ishte më i miri në fushë për të tijtë me notën 7,1. Përballja u zhbllokua nga autogoli i Coulibaly që kaloi në epërsi Empolin. Në fundin e sfidës, konkretisht në të 80 minutë Charpentier barazoi me goditjen e parë në portë. Parma humbi edhe penallti me Bonny në të 83 minutë, duke iu larguar kështu pikëve të plota me përmbysje në shtëpi.

Në "Olimpico" Lazio ka gjetur suksesin duke mposhtur 3-0 Genoan. Pas humbjes me Juventusin, bardhekaltërit iu falën golave të Noslin, Pedro dhe Vecino për suksesin që i ngjit në kuotën e 16 pikëve në vendin e pestë.

Në Firenze, Fiorentina ka "shkërmoqur" Romën me rezultatin 5-1. Kean me dopietë, Bove, Beltran dhe autogoli i Hummels vendosën për Violët, teksa Kone shënoi golin e nderit te Roma. Me të vërtetë një paraqitje për t'u harruar nga romanët.

Serie A, raundi 9-të:

E diel, 27 tetor 2024

12:30 Parma 1-1 Empoli

15:00 Lazio 3-0 Genoa

15:00 Monza 2-2 Venezia

18:00 Inter 4-4 Juventus

20:45 Fiorentina 5-1 Roma

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
I shënoi dy gola Interit, sulmuesi i Juventusit futet në histori


Barazimi dramatik 4-4 mes Interit dhe Juventusit pa djaloshin Kenan Yildiz të "Zonjës" të shënonte dopietë duke u futur nga stoli në pjesën e dytë.

I futur në minutën e 62, Yildiz barazoi sfidën në minutat 71 dhe 82. Siç raporton Opta, në moshën 19 vjeç e 176 ditë Kenan Yildiz bëhet lojtari më i ri që ka shënuar më shumë se një gol në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit në historinë e Serisë A.

Ora 21:07
Barazimi dramatik me tetë gola kundër Juventusit, Inzaghi: Jam shumë i zemëruar, duhet të shënonim 7 herë

1727782036_simoneinzaghi.jpg
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli pas barazimit 4-4 kundër Juventusit në një ndeshje spektakolare.

"Jam i zemëruar, por si trajner duhet të rinisem përsëri. Absolutisht nuk mund të pësosh katër gola, por ata mund të kishin pësuar 7-8. Dhe ata janë një ekip që ka pësuar shumë pak.

Ne e pësuam golin e tretë nga një rivënie. Në të katërtin gabimi ishte i trefishtë në zonë; nuk e kemi bërë kurrë këtë. Bëmë gabime për një ndeshje që e merituam ta fitonim. Do të flasim të hënën, ka zemërim.

Ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë. Nuk mund të pranosh katër goditje dhe të pësosh katër gola. Tani duhet të jem i qartë dhe racional, faza e sulmit ishte shumë pozitive", tha Inzaghi.

Ora 19:53
GOLAT/ Ndeshje e çmendur në 'Meazza', Inter dhe Juventus barazojnë 4-4 dhe bëjnë histori! Zikaltërit dy gola me penallti

Në "Giuseppe Meazza" pritej spektakël dhe ashtu ndodhi. Interi dhe Juventusi shënuan tetë gola në 90 minuta të luftuara dhe një ndeshje që dukej se nuk luhej në Serie A. Rezultati final në tabelë shënon 4-4, teksa sfida është historike pasi nuk ndodh shpesh që në përballjet mes tyre të shënohen kaq gola.

Sfida u hap pas 15 minutash me penalltinë e kthyer në gol nga Zielinski, kjo pas një pakujdesie të Danilos. Pas golit të pësuar Juventus u hodh në sulm dhe përmbysi ndeshjen për 2-1 me golat e bukur të Vlahovic dhe Ueah.

Inter nuk u pajtua me përmbysjen dhe u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë. Mhhitaryan në të 35 dhe Zielinski sërish me penallti shënuan për rezultatin 3-2 në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë nisi me golin e katërt të Interit me autor Dumfries. Lëvizjet në stol bënë që Motta të hidhte në fushë Yildiz në vend të Ueah dhe turku i Juves shënoi dy gola në minutat 71 dhe 82 për rezultatin 4-4 dhe një ndeshje që ishte spektakolare dhe me shumë raste, ku vlen të përmendet forma e mirë e portietit të "Zonjës", Di Gregorio.

Për herë të tretë në historinë e Serisë A, shënohen 8 ose më shumë gola në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit pas 10 qershorit  të vitit 1961, ku bardhezinjtë triumfonin me rezultatin 9-1 dhe 17 janarit të vitit 1932 ku triumfonte sërish Juventusi me rezultatin 6-2.  

Rekordi i Yildiz

Siç raporton Opta, në moshën 19 vjeç e 176 ditë Kenan Yildiz bëhet lojtari më i ri që ka shënuar më shumë se një gol në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit në historinë e Serisë A.

Derbi i 239 mes dy skuadrave në histori mbyllet 4-4, ndërsa është Juve që kryeson me statistika. Juventusi ka 109 fitore, kundrejt 70 të Interit, ndërkohë që 60 sfida janë mbyllur në barazim. Fitorja e fundit e Juves në "Meazza" daton në 19 mars 2023 me rezultatin 0-1 për Serie A. Inter mban vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Juve me 17 pikë vendin e tretë.

Ora 16:55
VIDEO/ Lazio rikthehet te suksesi, mposht 3-0 Genoan


Në "Olimpico" Lazio ka gjetur suksesin duke mposhtur 3-0 Genoan. Pas humbjes me Juventusin, bardhekaltërit iu falën golave të Noslin, Pedro dhe Vecino për suksesin që i ngjit në kuotën e 16 pikëve në vendin e pestë.

Ora 15:46
VIDEO/ Empoli e bën dramë, Parma e barazon në fund! Ismajli me maskë speciale

Në "Tardini" Parma barazoi 1-1 me Empolin. Këtë sfidë nga minuta e parë e nisi Ardian Ismajli që luajti me maskë për shkak të një lëndimi, ku ra në sy flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës. Mbrojtësi i Kombëtares ishte më i miri në fushë për të tijtë me notën 7,1. Përballja u zhbllokua nga autogoli i Coulibaly që kaloi në epërsi Empolin. Në fundin e sfidës, konkretisht në të 80 minutë Charpentier barazoi me goditjen e parë në portë. Parma humbi edhe penallti me Bonny në të 83 minutë, duke iu larguar kështu pikëve të plota me përmbysje në shtëpi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu pranon se po zhvillohen bisedime me Hamas për një armëpushim

Netanyahu pranon se po zhvillohen bisedime me Hamas për një armëpushim