DOHA, Katar - Paris Saint Germain nuk ka rivalë këtë sezon, me djemtë e Luis Enrique që kanë marrë me vete në Paris trofeun e gjashtë sezonal. Në stadiumin 'Ahmad bin Ali Stadium' në Doha të Katarit, PSG fitoi pas penalltive kundër Flamengos. PSG vinte si kampion i Champions League, ndërsa Flamengo si kampione e Kupës Libertadores në Amerikën Latine. Përballja u fitua nga francezët edhe falë paraqitjes fantastike të portierit rus Matvey Safonov, i cili ndali katër penallti të brazilianëve, për t'i dhënë PSG-së trofeun Interkontinental.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Luis Enriques. Fabian Ruiz shënoi pas vetëm nëntë minutave lojë, por gjithçka u anulua pas ndërhyrjes së VAR. Duhej minuta e 38-të që Kvaratskhelia të kalonte në avantazh PSG-në.

Edhe pse pësuan gol, Flamengo e Luis Filipes nuk u dorëzua dhe barazoi me penalltinë e Jorginhos në minutën e 62-të. Koha e rregullt u mbyll 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan shtesës prej 30 minutash, nga ku nuk u prodhua gol.

Skuadrat iu drejtuan penalltive, por brazilianët nuk ishin në dijeni se PSG kishte në portë një gardian fenomenal si Matvey Safonov. 26-vjeçari rus nuk ka luajtur shumë edhe pse ka më shumë se një vit që është pjesë e francezëve, teksa ndali penalltitë e Niguez, Pedros, Leo Pereiras dhe Luiz Araujo, për t'i dhënë trofeun Interkontinental të tijve. Për PSG gabuan Ousmane Dembele dhe Bradley Barcola.

Nga të gjithë trofetë sezonalë, PSG nuk ia ka dalë të fitojë vetëm Kupën e Botës për Klube, teksa kjo ishte kupa e gjashtë sezonale për PSG-në e Luis Enriques, që ka dominuar futbollin evropian dhe botëror.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?