La Liga e futbollit në Spanjë ka zhvilluar dy sfida këtë mesjavë, të vlefshme për raundin e 19-të. Pasi Barcelona përmbysi 3-1 Atletico Madridin, tri pikë ka marrë edhe Real Madridi. 'Galaktikët' u imponuan dhe fituan 0-3 kundër Athletic Bilbao në 'San Mames'.

Skuadra e Xabi Alonsos zhbllokoi shifrat shumë shpejt me golin e Kylian Mbappe. Një pasim i Arnold nga 40 metra bëri që francezi të gjente golin pas shtatë minutave lojë, duke dribluar më parë gjithë prapavijën vendase. Më pas Mbappe shërbeu për Camavinga në fundin e pjesës së parë, për rezultatin 0-2. Në fraksionin e dytë sërish Mbappe gjeti rrjetën pas pasimit final të Carreras.

Me 37 pikë është Barcelona që kryeson renditjen pas 15 ndeshjeve të luajtura, ndjekur nga Real Madridi me 36 pikë. Ndjekin Villarreal me 32 pikë dhe Atletico Madrid me 31 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?