Duhej njoftuar largimi i Thomas Tuchel në fundin e sezonit që Bayern Munich të rikthehej te fitorja pas tri humbjeve radhazi, dy në kampionat dhe një në Champions League.

Për raundin e 23-të në Bundesligë, bavarezët fituan 2-1 kundër RB Leipzig në një duel që nuk ishte i lehtë edhe pse sfida për kampionët e Gjermanisë luhej në shtëpi.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa duhej Harry Kane në të 56 minutë për të zhbllokuar ndeshjen. Më pas miqtë barazuan gjithçka me Sesko në të 70 minutë.

Kur u duk se bavarezët do dështonin sërish, Kane me golin e dytë personal nderoi Bayernin në të 90+1 minutë. Me këtë sukses Bayern ngjitet në kuotën e 53 pikëve për vendin e dytë, tetë më pak se Leverkuseni kryesues.

Bundesliga, raundi 23:

E shtunë

Borussia MGladbach 5-2 Bochum

Stuttgart 1-1 Koln

Union Berlin 2-2 Haidenheim

Uerder Bremen 1-1 Darmstadt

VIDEO/ Bayern Munich 2-1 RB Leipzig

Renditja: