Një dalje jo e studiuar mirë nga portieri Chevalier i kushtoi humbjen PSG-së në 'Klasiken' e Francës kundër Marseille. Në 'Velodrome' ishin vendasit e Roberto De Zerbit që fituan 1-0 falë golit të Naif Aguerd në minutën e pestë të takimit, sfidë e vlefshme për raundin e pestë të sezonit.
Paçka se ndeshja më pas ishte me disa raste për dy skuadrat, në fund vendosi një gol. Në shtesë, tekniku i Marseille, De Zerbi u ndëshkua me karton të kuq. Pas fërshëllimës finale nuk mungoi tensioni në fushë mes dy kampeve.
Me nëntë pikë Marseille ngjitet në vendin e gjashtë, teksa PSG me 12 pikë mbetet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me kryesuesit e Monaco.
Dueli ishte programuar për të dielën, teksa u shty me 24 orë për shkak të një stuhie në jugun e Francës. Kjo zhvendosje bëri që yjet e PSG-së mos ishin të pranishëm në ceremoninë e 'Topit të Artë', aty ku ata u shpallën si ekipi më i mirë i vitit dhe sulmuesi i tyre Ousmane Dembele (i dëmtuar) ngriti trofeun.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
36.2%
-
Jo
55%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali i kukullave seksuale, gjykata franceze refuzon pezullimin e faqes zyrtare të Shein. Vendoset verifikimi i moshës
19 Dhjetor, 17:32
-
GOLAT/ PSG fiton trofeun Interkontinental, mposht Flamengon pas penalltive dhe heroizmit të portierit rus! Kupa e gjashtë sezonale për francezët
18 Dhjetor, 09:00
-
Kupa e Botës për Ski/ Gabimi e skualifikoi nga gara e Francës, Lara Colturi zbret në vendin e gjashtë në renditjen e përgjithshme
17 Dhjetor, 13:35
-
Lara Colturi e pafat në botërorin e skive në Francë, del jashtë gare në slalom
16 Dhjetor, 20:23
-
Kylian Mbappe fiton gjyqin me PSG-në, ish-klubi detyrohet t'i paguajë 60 milionë euro
16 Dhjetor, 13:58
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare prej një jave fle në rrugët e Francës
16 Dhjetor, 13:34
-
Franca fiton 'Junior Eurovision 2025', Shqipëria renditet e 6-ta me Kroni Pulën
14 Dhjetor, 10:26
-
Kush po e pengon përdorimin e 185 miliardë eurove të pasurive ruse të ngrira? Pse fajësimi i Belgjikës është i gabuar
13 Dhjetor, 11:10
-
Dëmtuan autobusin e PSG-së në mbrëmjen Champions, arrestohen dy tifozët e Bilbaos
12 Dhjetor, 15:34
-
VIDEO/ Skiatori Denni Xhepa ngre lart flamurin kuqezi, fiton garën e Slalomit në Francë
11 Dhjetor, 08:59
-
Champions League/ Arsenali pa rivalë, kryeson me pikë të plota! Man. City përmbys Real Madridin dhe ‘shkarkon’ Alonson, tri pikë për Juven! Humbet Napoli, ndalet PSG
10 Dhjetor, 22:55
-
Ski, Denni Xhepa shkëlqen në Francë! Podium dhe një vend i 10-t për sportistin e Shqipërisë
10 Dhjetor, 12:21