Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 2-1 me Brentford. Sfida e javës së tetë në Premier League u vendos vetëm në katër minutat e fundit, me McTominay që shënoi dopietë për "Djajtë e Kuq", duke përmbysur miqtë që ishin në epërsi. Për Brentford këtë sezon debutoi edhe Thomas Strakosha, që mori minutat e para në "Old Trafford", duke e nisur ndeshjen nga minuta e parë, por pa shmangur dy golat në minutat 90+3 dhe 90+7. Me këtë sukses, United ngjitet në vendin e nëntë me 12 pikë, teksa Brentford me shtatë pikë mbetet në vendin e 14-të.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29

    A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?