Premier League e futbollit në Angli mbylli dje javën e 15-të. Në Londër, Tottenhami u mposht 1-2 me përmbysje nga West Ham. Spurs duken në "rënie të lirë" pasi kanë pesë ndeshje pa fitore dhe kanë humbur pozitat e tyre në klasifikim.
Ndeshja për Tottenham u zhbllokua nga Romero në minutën e 11-të. Një këndore dhe krosimi i Porro bëri që mbrojtësi të kërcente mbi të gjithë dhe ta dërgonte sferën në rrjetë.
Në pjesën e dytë "Çekanët" do shfrytëzonin rastet dhe do barazonin shpejt me Bowen në minutën e 52-të. Më pas Ward-Prowse në minutën e 74 do përmbyste ndeshjen dhe do i jepte epërsinë West Hamit, me djemtë e David Moyes që marrin vendin e nëntë me 24 pikë. Nga ana tjetër Tottenham me 27 pikë është në vendin e pestë.