Statusi i ri i Golemit si qytet dhe investimet e Bashkisë Kavajë ishin në qendër të një takimi të Taulant Ballës me banorët e zonës ku veç të tjerash, kritikoi kryebashkiakun e Kavajës Fisnik Qosja për kundërshtimin e reformës territorialedhe për mënyrën se si administron të ardhurat e bashkisë.
“Më qesharaku kundër këtij vendimi ishte kryetari në ikje i Bashkisë Kavajë. Një bashki si Kavaja ka të ardhura dy herë më shumë se Bashkia Lushnjë dhe shtron rrugë dhjetë herë më pak se Bashkia Lushnjë”, u shpreh Balla, duke theksuar se Golemi e meriton statusin e qytetit për nga numri i popullsisë, zhvillimi urban dhe rëndësia turistike.
Me rreth 200 hotele, Golemi përfaqëson një nga zonat e rëndësishme të turizmit në vend. Sipas Ballës, njohja e këtij zhvillimi duhet të shoqërohet edhe me investime dhe shërbime më të mira për banorët dhe bizneset.










Komente
Komento