Goli në fushë kundërshtare acaron Interin, sonte Milan kërkon finalen në derbin e Madoninës! Ndeshja futet në histori

Teksa janë në garë të ashpër për kampionatin në Seria A Inter dhe Milan do të luajnë sonte derbin e Madoninës për të përcaktuar finalisten e parë të kupës së Italisë. Pas gjysmëfinales së parë të mbyllur me shifrat 0-0, sonte në ndeshjen e kthimit në orën 21:00 kushdo që dëshiron finalen duhet të bëjë të paktën një gol.

Te Interi janë të shqetësuar për golin në fushë kundërshtare që në Kupën e Italisë është ende i vlefshëm dhe për këtë arsye kanë bërë kërkesë që të hiqet, por nuk është pranuar. Në prag të ndeshjes trajneri Inzaghi është shprehur se ‘skuadra është energjike dhe entuziazte për finalen’, ndërsa ka shtuar se ‘duhen shmangur gabimet, pasi Milan ka avantazhin e fushës kundërshtare’.

Ndërkohë Pioli fillimisht tha se ‘kjo gjysmëfinale nuk do ketë asnjë ndikim në luftën për kampionat’, ndërsa evidentoi faktin se ‘Inter është goxha mirë në kundërsulm’. Për Milanin sonte nuk do jenë të disponueshëm Ibrahimovic, Kjaer, Florenzi dhe Kastellijo, ndërsa Kalabria dhe Kalulu janë rikuperuar. Te Inter nuk ka asnjë mungesë, ndërsa Lautaro pritet të kthehet titullar pas minutave brilante në fundjavë kundër Spezia-s.

San Siro është i shitur totalisht për këtë ndeshje dhe do hyjë në histori për më fitimprurësen në Kupën e Italisë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës