Gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, protestë para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë! Të pranishëm Berisha dhe Meta

TIRANË- Për rreth dy orë, qytetarët të mbështetur nga opozita, kanë protestuar sot si reagim ndaj vrasjes së  7-vjeçares Jonada Avdia nga gomonia në Himarë. Protesta u thirr nga aktivistë të shoqërisë civile, por asaj iu bashkuan edhe figura të opozitës, duke nisur nga Sali Berisha dhe besnikët e tij, si edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u pa në krah të djalit të tij, Besartit.

Ky ishte takimi i parë në publik i Berishës me Ilir Metën, që kur ky i fundit la presidencën. Meta dhe Berisha u panë duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, të cilët kanë paralajmëruar edhe aleancë sëbashku.

Me thirrjet ‘Jepni dorëheqjen’, ‘Ju jeni vrasës’, protestuesit i kanë lënë 'ultimatum' kryeministrit Edi Rama deri të hënën që të shkarkojë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duke i akuzuar si përgjegjësit kryesorë për ngjarjen. Nëse nuk do të ketë një reagim nga Rama, ata thanë se do të mblidhen sërish të hënën në protestë.

“Ultimatum, nëse deri ditën e hënë nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes, Çuçin, Kumbaron, drejtorin e policisë, do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Joanldës nuk mbyllet këtu ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund”, tha protestuesja.

"Të dorëhiqet ministri ose kryeministri. Ju jeni vrasës", tha një protestuese tjetër. 

Protestuesit u mblodhën fillimisht në pedonalen ‘Murat Topatni’ përballë Minsitrisë së Brendshme. Ata u zhvendosën nga pedonalja në oborrin e ministrisë, çka solli edhe përplasjen e tyre me policinë, të cilët u përpoqën t’i ndalonin. Më pas, protestuesit u zhvendosën përballë kryeministrisë, ku ndezën edhe qirinj për 7-vjeçaren Jonada Avdia. Në mungesë të një reagimi nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj, protestuesit më pas ikën përballë Presidencës, ku i kërkuan Begajt që të mbajë një qëndrim.

“Jeta e fëmijës tem. Jonida është edhe e jemja. Këta e kanë vra vetë. Kërkojmë që të shkojë aty ku ka shku edhe jonida ai që e ka vra. Jonida është një engjëll. Është kulmi me marr një jetë fëmije. Iu bëj thirrje të dorëzohen, të na lënë të lirë. Është protestë për fëmijën, jo për partinë. U vra Jonida, Mateo, Klodian Rasha. U bëj thirrje shqiptarëve që ai që ka vrarë Jonidën të shkojë përkrah saj”, tha një protestuese.

Zero siguri që kur jam futur në kufirin shqiptar.

Ngjarje më të shëmtuar nuk ka, shteti ka rënë", u shprehën protestuesit. 

Protesta u mbyll rreth orës 21:00, ndërsa nuk pati tensione. Berisha mbajti edhe një prononcim, ku edhe ai kërkoi dorëheqjen e dy ministrave, Çuçi e Kumbaro, njëjtë si Meta. Berisha shoqërohej nga bensikët e tij, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Ndërsa në protestë u pa edhe Lisandër Hoxha, si edhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Ilirjana Kuçani, e cila tha se ishte familjare e familjes Avdia.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

Drejtuesi i gomones, Arjan Tase është arrestuar, ndërsa ndaj tij rëndon akuza ‘vrasje me dashje’ dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Që do të thotë se me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg, e jo gjobë-5 vite burg siç ishte raportuar më herët. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
​​​​​​​VIDEOLAJM/ Emocionuese, qytetarët ndezin qiri për të voglën Jonada e cila nuk arriti të festonte datëlindjen e 8-të

 

Për Jonada Avdiun, vogëlushen e cila humbi jetën në Himarë mesditën e 2 gushtit u bë një protestë masive. Qytetarë të shumtë por edhe Berisha e Meta ishin prezentë në protestë.

Një detaj mjaft emocionues ishte një qiri i ndezur me numrin 8-të.

Ora 22:00
"Dëgjoni zërin e popullit të lirë", Ilir Meta e quan frymëzuese protestën për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

Frymëzuese, e ka quajtur Ilir Meta protestën e sotme përpara Minsitrisë së Brendshme për 7-vjeçarën që u përplas për vdekje nga një gomone në bregun e plazhit të Potamit, në Himarë.

Ish-presidenti, i cili ishte i pranishëm në protestë, përmes një postimi në Facebook tha se protesa ishte triumf mbi "hajdutokracinë", duke iu referuar qeverisjes së Ramës.

"Dëgjoni zërin e popullit të lirë! 📢

Frymëzuese protesta e sotme qytetare e shoqërisë civile.

Ky vërshim që sapo ka nisur do të kthehet në një ortek dhe do të ketë vetëm një fund: Triumfin e Sovranit mbi hajdutokracinë!", shkroi Meta në Facebook.

Ora 21:00
Pasi la Presidencën, Berisha takon Metën për herë të parë në publik, i japin dorën njëri-tjetrit në protestë (FOTO)

Sali Berisha dhe Ilir Meta e kishin paralajmëruar prej kohësh aleancën mes tyre. Ditën e sotme ata janë takuar për herë të parë në publik, pasi Meta u largua nga Presidenca. Berisha dhe Meta shihen sëbashku në protestë, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Ora 20:44
Protestuesit ‘ultimatum’ Ramës: Deri të hënën shkarko Çuçin, Kumbaron dhe Nanon

1659638854_Sequence03.00502403.Still033.jpg

Protestuesit i kanë vënë ‘ultimatum’, kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë deri të hënën ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin, ministren e Turizmit, Mirela Kumabro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ilirjana Kuçana tha se nëse Rama nuk do t’i shkarkojë do të vijojnë protestat. Kuçana tha se është familjare e familjes Avdia, ndërkohë që është edhe pjesë e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit.

“Ultimatum, nëse deri ditën e hënë nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes, Çuçin, Kumbaron, drejtorin e policisë, do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Joanldës nuk mbyllet këtu ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund”, tha protestuesja.

Ora 20:30
Berisha në protestë, i kujtojnë 21 janarin: Ajo ishte tjetër gjë, donin të më merrnin pushtetin

Teksa gazetarët i krahasuan situatën me 21 janarin, Berisha tha se është komplet gjë tjetër pasi në atë kohë ishte një axhendë për të marrë pushtetin.

"Ishte tjetër gjë, ka raporte ndërkombëtare që thonë se protestuesit donin të merrnin pushtetin", tha ai.

"Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarët, për një kauzë shumë të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë.

Ora 20:19
Gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, protestuesit ndezin qirinj në shkallët e Kryeministrisë

 

Protestuesit e kanë zhvendosur protestën nga Ministria e Brendshme përballë Kryeministrisë. Ata kanë ndezur në shkallët e ministrisë qirinj për të kujtuar vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia.

Ora 20:17
Homazhe me qirinj e lule në Elbasan për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

 

Edhe në qytetin e Elbasanit qytetarët u mblodhën për të kryer homazhe për 7-vjeçaren Jonada Avdia që humbi jetën pasi u përplas nga një gomone ndërsa po bënte plazh në bregun e plazhit të Potamit, në Himarë.

Me lule dhe qirinj, qytetarët në qendër të Elbasanit përcollën keqardhjen e tyre për rastin e rëndë.

"I erdhi keq gjithë botës për atë, lë më nënës e babait", tha një qytetare.

Kujtojmë se paralelisht në Tiranë po mbahet një protestë përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e 2 gushtit.

Ora 19:58
Meta mbërrin në protestë, shoqërohet nga djali: Vrasje e paralajmëruar, të dorëhiqen ministrat ose të shkarkohen urgjentisht

 

Kreu i Partisë së Lirisë ka mbërritur në protestën që po organizohet para ministrisë së Brendshme, për vrasjen e 7-vjeçares nga gomonia. Meta tha se ministri i Brendshëm dhe ministrja e Turizmit duhet të dorëhiqen.

Meta shoqërohet nga djali i tij Besart Meta.

“I dyti për faktin se ajo që ka ndodhur nuk është një rastësi. Është e paralajmëruar sepse vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë në rrethana ta ngjashme, asnjë masë nuk është marrë. Zgjidhja është protesta. Zgjidhja është dorëheqja e ministrave përgjegjës dhe kryetarëve të bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. Sot protestohet që kjo situatë papërgjeshmëri të marrë fund, të mbrojmë fëmijët e shqiptarëve”, tha Meta.

Ora 19:52
Si do vepronit po të ishit në vend të Ramës? Berisha: Nëse Çuçi nuk do dorëhiqej për 3 minuta, do e kisha shkarkuar në të katërtën

 

Po të ishit në vendin e Ramës si do vepronit, u pyet Berisha pasi iu bashkua protestës për vogëlushen 7-vjeçare. Pyetjes së gazetarëve Berisha iu përgjigj se do të kërkonte dorëheqjen e Çuçit.

‘Mediat dhe politikanët po shprehnin me të drejtë dhembshurinë e madhe por edhe revoltën, sepse ky fëmijë kjo vogëlushe u blua nga skafi i njeriut të qeverisë në një distancë 2 metër nga bregu.

Në vendin e zotit Rama nëse Çuçi nuk d të kishte ikur për 3 minuta të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e turizmit. Nuk them se policia nuk ka përgjegjësi por unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Të garantoj se të dhëna paraprake kanë thënë se e kanë kthyer ministrat në detyrë atë.

E vështirë që të reflektojë qeveria por i ftoj qytetarët të vazhdojnë protestën.

Pyetje: A mjafton dorëheqja e Çuçit? 

Hap në drejtimin e duhur, sepse është ministri përgjegjës, ai sillet si çfarë mund ti thuash, a nuk ndodhi në maj Ilvi Meta në qelinë e Komisariatit të Kavajës. Ky tjetri firmos për të vjedhur 450 milionë dhe si ndodh asgjë, kurse Meta u akuzua për një derë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen, rasti it ë riut në Durrës dhe vdiq se nuk kishte roje bregdetare. 

Ora 19:38
Berisha mbërrin në protestë, shoqërohet nga besnikët e tij, pritet edhe Meta

 

Në protestën e organizuar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ka mbërritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shoqërohet nga Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi. Ndërkohë, protestës pritet t’i bashkohet edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Mbështesim qytetarët. Sot jam si qytetar. Ka një vendim të prerë të PD, qytetarët nuk do jenë kurrë në protestë pa mbështetje. Është një protestë e organizuar nga qytetarë të revoltuar për një kauzë shumë të drejtë e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga nja skafist i qeverisë. Qytetarët kërkojnë me të drektë, dorëheqjen e Çucit dhe Kumbaros, por kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron nga dramat e përsëritur, deklaron se ky është sezoni më i organizuar në historinë e vendit. Në natyrën e një njeriu që nuk ndjen nga ana njerëzore asgjë, të një njeriu që do të shmangë çdo lloj përgjegjësie.

Ora 19:32
Tensione në protestë, qytetarët përplasen me policinë, përpiqen të shkojnë në oborrin e ministrisë së brendshme

 

Tensione mes protestuesve dhe policisë. Qytetarët e pranishëm në protestë po përpiqen të zhvendosen nga pedonalja Murat Toptani përpara oborrit të Ministrisë së Brendshme. Kjo solli edhe përplasjen e policisë me protestuesit. 

Ora 19:25
Në protestën para Ministrisë së Brendshme i pranishëm edhe Stresi

1659635487_1c9535fc95fa4187866e654784e8841a.jpg

Në protestën e organizuar para Ministrisë së Brendshme është parë të jetë i pranishëm edhe këngëtari Arkimed Lushaj i quajtur Stresi.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lomi: 07/08/2022 00:32

    PO NUK u dogj tirana ,,,nuk e shkarkon edi rama cucin mut,,,,dhe ate rrospine kumbaro,,,,,kini parasysh kur u vra rashka......////

    Përgjigju
  • ymeri: 06/08/2022 00:44

    ai ish polici qe vrau me dashje femijen 7 vjec ,,,babai i saj duhej ta vriste aty ne vend......dhe ne si popull do ishim plotesisht dakort,,,,ai hale duhej vrare aty ne skenen e krimit.....

    Përgjigju
  • Beni: 05/08/2022 12:43

    Te gjithe duhet te dilnim ne proteste per engjellin e vogel dhe te pafajshem,Por dua ti bej nje pyetje disa nga ketyre qe kane dale ne proteste,a dolet ne protese kur u shua nje fshat I tere ne gerdec?

    Përgjigju
  • Tani: 05/08/2022 12:43

    Ti shko kerko drejtesi per ato njerez qe ke vrar ne gerdec e 21 janar pastaj dil e jep mend

    Përgjigju
  • Luli: 05/08/2022 12:40

    Sali kerko drejtesi iher per ato qe u vren ne shesh me urdher mga ti apo harrove

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/08/2022 11:24

    Kujtimi i 21 janarit duhet të mbahet për humbjet e jetës së njerzve, por protestuesit në at ditë janari u vran nga Edvin shkjau shqipfolës! Një nga ata policët që ishte i dyshuar se qëlloi për vrasje atë ditë , sot ështé një ndër patronzhistët e fort të këtij shkjau shqipfolës! E di dhe pres që të më dilni kunder, por kot sepse unë e di 100% të verteten nga atëher dhe tani se ky kryekriminel ështé shkja vrasës shqipfolës i popullit shqiptarë dhe vet Shqipërisë …!!!

    Përgjigju
    • Lala: 06/08/2022 07:50

      Ou e Di te verteten ti kshu?te verteten e din vetem ata QE qelluan ata qe dhan urdhrin dhe normalisht sherbimet sekrete te vendeve Mike e armike te SHQIPERIS.kush nga keta qeke to qe e dike 100% te verteten.karagjoz tastiere se le nam.fol 1 her te vetme per temen QE shkruhet

  • 21 Janari: 05/08/2022 10:50

    Un per vedi nuk vij ne proteste sa her vine keta te 2 vrasesit dhe 2 hajnat ma te mdhej te ballkanit perendimor Berisha+Metà me krijojne nje neveri te tmerrshme.Ky pleher(bashke me qeverine e PD te asaj kohe) i vrasjeve te 4 njerezve te pafajshem ne trotuar nuk kerkon as falje familjeve,nuk me intereson as qeverisja e sodit,por ata te dy duhet me dal ne pension sa ma shpejt dhe mos ti filmojne kameramanet e me na I shfaq ne TV.

    Përgjigju
  • Alniku: 05/08/2022 07:34

    Çdo humbje jete është e dhimbshme për familjen dhe të afërmit, Por kjo çfarë ishte mbrëmë është e turpshme dhe e neveritshme. Dalin plehrat e Kombit dhe japin ultimatume TURP

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/08/2022 07:01

    Pjesmarrja e dy banditeve te pd@pl mbreme cenoi neveritshem simboliken e ptotestes qytetare.

    Përgjigju
  • Iris: 05/08/2022 03:31

    Berishe,edhe kjo proteste njelloj eshte, si e 21 Janarit,por me nje ndryshim,tani je ti qe kerkon te marresh pushtetin! Dhe Cucin do t'a shkarkoje ne min.4,ashtu sic u <<shkarkua>> Likja ne min.4,pas videos se famshme te D.P!

    Përgjigju
  • BENI: 05/08/2022 00:46

    SALI KRIMINELI KTHEHET TEK VENDI I KRIMIT,,,,BEN C'BEN KTHEHET ATY KU NE 2011 VRAU PA GJYGJ 4 DEMOSTRUES PAQESORE....VAFSH NE ESFEL TE GOMEREVE O KRIMINEL--NON GRATA I PERJETSHEM....

    Përgjigju
  • pali: 05/08/2022 00:24

    Sa kollaj eshte per ta shkarkuar kur nuk je ne pushtet!Ti vrave 4 veta dhe kerkush nuk dha ďorheqje o matuf i ndyre.

    Përgjigju
  • Red&black: 04/08/2022 22:56

    Po kryebashkiaku i himares?Qe i dha leje biznesit me gomone dhe jet ski ne mes te shazlloneve?Nuk ka faj ai?Apo do zemerohet gr?

    Përgjigju
  • Gjergj Budina: 04/08/2022 21:58

    Shikoni 2 kriminelët maskarenj Salhe Bajga dhe spiuni Hajdut Ilir kak Metaj protestojn për drejtësi. Kjo është kulmi kta gërthasin ujku ujku e çakalli bën kërdin. Shum të pa turpshëm njësoi si kasapi Rexhep Bule Öeka [ kepi ] qē nga komonist na u bo demokrat i föakët.

    Përgjigju
  • Alb: 04/08/2022 21:21

    Psiqik popull fatkeqesi e madhe me qen shqiptar ku dhe nje aksident me vark behet sebep per pushtet partie.

    Përgjigju
  • O sali: 04/08/2022 21:18

    Mos dil me ne rruge se nuk frymezon me njeri o burre! Mos na e bej me peshqesh Edin per bythen tende! Boll ka hequr ky popull prej jush! Te fala likes e mones.

    Përgjigju
  • Plaku Mere: 04/08/2022 21:15

    Po te mos ishte gerdalla plak do protestoja edhe une! Eshte mbushur kupa por pas gerdalles nuk shkoj...!

    Përgjigju
    • Daja: 04/08/2022 22:19

      Po te kishte tezja koqe...

  • sebastian: 04/08/2022 21:14

    Akoma keto plehra kriminela hajduta duan te perfitojne nga fatkeqesite e te tjereve

    Përgjigju
  • Babo: 04/08/2022 20:45

    Popull k*rve ngelet mbas b*thes se politikaneve qe ju kane shkaterruar , vrare , vjedhur dhe ju prape mbas tyre mos pafshi hajer o legena . Kur behet thirrje te dilni ne protesta per te drejtat tuaja beheni lepuj kurse sot po ju perdor nje plak matuf qe po perdor vdekjen e nje foshnje per interesat e tij turp te keni o sahan lepiresa o komb barbon pa dinjitet

    Përgjigju
    • Lushka: 04/08/2022 21:03

      Cdo gje ne kete rend injorantesh varet nga politika. Politike qe varet nga fatkeqesite ne marreveshje dypaleshe qeveris opozite beni show qe te shikoj ky popull injorant! Neveri e gjalle si klasifikohen fatkeqesite ne ideale politiko shoqerore! Nje shoqeri civile inegzistente nje opozite sterile edhe nje qeveri plehurishte...

  • Beni: 04/08/2022 20:42

    Te gjyata qe jane atje ne miting nuk jane gje tjeter vec ca maskarenj qe po perdorin ate engjellin e vogel per te mare pushtet do zoti tjua kthej si e kerkoni te gjitheve

    Përgjigju
  • Sapuni: 04/08/2022 20:29

    Berish krimineli paska dal me dhon men... hajde maskara hajde

    Përgjigju
  • Kaka: 04/08/2022 20:29

    Po ti mor sa veta ke vra dhe asni nuk ke heq nga puna???

    Përgjigju
  • Fredi: 04/08/2022 20:25

    Pupupu ket salen dhe ket meten si shof dot me sy

    Përgjigju
  • Arber: 04/08/2022 20:25

    Si nuk ia pame hajrin kurre ktij berishes dhe ilirit

    Përgjigju
  • azem: 04/08/2022 20:22

    E kan kthyer cdo gje ne politike po ju se kuptoni o popull qe saliu ka qellime vetem e vetem te fitoje vete

    Përgjigju
  • eri: 04/08/2022 20:22

    Ky bsaliu shume i poshter vec per te fituare vete del e flete atjhe

    Përgjigju
  • Sonila: 04/08/2022 20:20

    Me vjen keq per familjen po jo per ju mashtrusa qe doni tja leni fajin Rames per cdo gje

    Përgjigju
  • Sara: 04/08/2022 20:19

    Aman ky berisha ska pune tjeter vetem probleme do

    Përgjigju
  • Ujku: 04/08/2022 20:18

    Qenka ne proteste Stresi,"personalitet"haha

    Përgjigju
  • Krimineli: 04/08/2022 20:18

    Te gjith policet i ke me borseta e kapale si cuba , me makina me xhama te zi qe parkojn vend pa vend dhe pa dokumenta !! Duhet protestu fort kundra ketyre kelysheve

    Përgjigju
  • Turi: 04/08/2022 20:16

    O sali kurva aty u vrane njerez te pafajshem ne 21 janar dhe nuk pashe ndonje shkarkim o plere e kombit te qrrrr

    Përgjigju
  • andi: 04/08/2022 20:16

    gjynah prinderit e shkret kur shohin se si perdoret nga ju plehra vetem te gjetur dicka kunder rames

    Përgjigju
  • goni: 04/08/2022 20:16

    o berish a t ishe ti n vend t asaj goces t shpetonim

    Përgjigju
  • frida: 04/08/2022 20:15

    turp i madh qe cdo problem e ktheni politike.Je i deshtuar o sali

    Përgjigju
  • arta: 04/08/2022 20:14

    ty o sali nuk t vjen keq per vajzen e shkret por e ke mendjen vetem per te share ramen.

    Përgjigju
  • lea: 04/08/2022 20:11

    ja keni fut kot me kto lajme sepse po i jepni vemendje saliut qe nuk di t bej asgje ne kte jet pervecse te vjedhi

    Përgjigju
  • Shyqo: 04/08/2022 20:09

    Del se gjasme eshte prekur nga kjo gje dhe tek fotoja ngjitur eshte duke qeshur turp ti vi mashtruesit

    Përgjigju
  • Hasan: 04/08/2022 20:08

    Vijne keto qe e respektojne ligjin deri ne fund,stresi berisha dhe budallenjte e tyre ikni ore zhdukuni se jeni te shpifur

    Përgjigju
  • Jani: 04/08/2022 20:07

    Doni me protestu okej por jo me e bo politike cdo gjo ja qr

    Përgjigju
  • Olti: 04/08/2022 20:06

    The do shkoj si rob i thjesht aty e tani rri jep deklarata per media a flliqsir aaa

    Përgjigju
  • Rildi: 04/08/2022 20:06

    Po sikur do shkoje si qytetar mer legen njeri …si ke su e faqe flet aty per politik o idjot

    Përgjigju
  • Deni: 04/08/2022 20:05

    A keni turp o flliqsira a keni turp qe shkoni politizoni cdo gjo

    Përgjigju
  • Altin: 04/08/2022 20:05

    Ju nuk keni cfare beni dhe e ktheni cdo gje ne politike. Njerez te pashpirt. Turp

    Përgjigju
  • Olsi: 04/08/2022 20:03

    Si jeni kaq te ndyre ju o Berishe? Familja shkrete vuan ndersa ju e ktheni cdo gje ne politike. Tju vije turp

    Përgjigju
  • Alniku: 04/08/2022 19:49

    Po mir po media si mund të marr në pyetje një budall që i ka ra dielli në kokë më keq se Likes

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/08/2022 19:23

    Pd@pl çiban ne trupin e drobitur te Shqiperise,kompromentojne cdo veprim human qe ndermerret ne mbeshtetje te moralit dhe se drejtes qytetare per shprehur vullnetin e lire te shoqerise.

    Përgjigju
    • Turi: 04/08/2022 19:51

      Keto protesta alla berishjani i pace harram. Nje femije u vra e nje familje po vuan, kurse ju qenefa e ktheni ne politike e jo se u plasi sh per cka ndodhur. PeDe dhe Partia lavireve te Like mostres paskan dal ne proteste.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?