Ministri Gonxhja ka denoncuar përpjekjen e rradhës së Partisë Demokratike për të vënë nën kthetra protestën qytetare që prej një muaji po mbledh qindra njerëz në bulevard për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe burgosjen e Sali Berishws.
Me tone ironie dhe sarkazme, Gonxhja mori shembullin e Eda Grimçit kryetare e PD së njësisë 9, e sapo zgjedhur në kryesinë e PD-së që merr pjesë gjithashtu në protesta si qytetare, ndërkohë që pas saj ka një axhendë të pastër politike që buron nga ajo që ministri e quan ‘opozita e Bufit të Kënetave dhe Moçaleve’ .
“Protestuesja” e revolucionit rozë, e flakta qytetare që guxon më flet në emër të popullit, e palodhura Eda Grimçi qenka kryetare e PD së njësisë 9, e sapo zgjedhur në kryesinë e Opozitës së Bufit të Kënetave dhe Moçaleve dhe lajmi që vlon në portalet e etura për Shqipërinë e Re dhe rebelimin me pupla e me onde fallco bigudinash”
Vetëm një ditë më parë, kreu i demokratëve, Sali Berisha deklaroi se do të mbështeste protestën pavarësisht thirrjeve ‘Berisha burg’ me shpresën se ajo do t’i hapë rrugën drejt pushtetit.
Komente











