TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato iu desh të bënte një hyrje të pazakontë sot në Kuvend, kur po shkonte për t’i dorëzuar kryeparlamentares, Elisa Spiropali, Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë. Qysh tek porta kryesore ishin vendosur forca të shumta policie, të cilat ishin aty për të garantuar një protestë të mundshme që nga bashkia mund të spostohej para parlamentit.
Pak momente para se ambasadori të vinte, drejtori i Policisë Tonin Vocaj urdhëroi efektivët të largoheshin nga hyrja kryesore e Gonzato hyri lirshëm. Por, tek dera e Kuvendit pa deputetë të opozitës të përjashtuar që ishin duke qëndruar të pamundur të hynin në Kuvend pasi ndalohen nga Garda. Ndërkohë, para Kuvendit ishte vendosur dhe një gardh metalik.
Opozitarët u kthyen për t'i dëshmuar ambasadorit se e mirëprisnin, por se ai duhej të shikonte kushtet që ata nuk lejoheshin të hynin në seanca parlamentare. Takimi me kryetaren e Kuvendit ishte shumë i shkurtër. Në dalje pati tone të ashpra të opozitarët që ngritën zërin për të ndërgjegjësuar sipas tyre ambasadorin me kushtet në të cilat parlamenti i përjashton opozitarët të hyjnë brenda në seancë plenare.
Ambasadori mbajti një fjalë të shkurtër.
"Ju lutem lexoni raportin. Shpresoj që opozita të luajë rolin e saj brenda kuvendit"
Përgjigjen e mori nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale. Teksa ndau një foto të deputetëve jashtë Kuvendit, Bardhi tha se realiteti është që opozita është e përjashtuar dhe se fshehja e këtij realiteti nuk e ndihmon Shqipërinë.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, i cili ndërsa mbërriti në Kuvend tha se shpreson që opozita të luajë rolin e saj.
Ndërsa ka ndarë një foto të deputetëve të përjashtuar jashtë Kuvendit, Bardhi shkruan kjo është situata e vërtetë dhe fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë.
Më tej, Bardhi shkruan se opozita është përjashtuar pa ligj dhe me një rregullore të shfuqizuar prej tre muajsh nga Gjykata Kushtetuese.
“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!
Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.
Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe. Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET”, shkruan Bardhi.
Ambasadori Gonzato shkoi sot në parlament për të dorëzuar progress raportin.
Iu desht të kalonte mes kangjella që Garda ka vendosur për të ndaluar deputetët e opozitës të përjashtuar pas djegies së karrigeve. U duk sikur deputetët zunë derën, ndërsa garda e orientoi drejt derës anësore, por deputetja e PD-së Albana Vokshi tha: Kjo është hyrja, duhet të futesh nga hyrja kryesore.
Në këtë moment u lirua hyrja dhe ambasadori hyri në godinë për t’I dorëzuar kryetares së kuvendit progres raportin.
Obardhushe aty e keni vendin jasht , nuk digjet malli i popullit regulloni sjelljen qe te mos perjashtoheni .Zbatoni rregulloren e Kuvendit , tregohuni njerez dhe jo kafshe .pd e ka ne gjeneze shkaterimin , vrasjet dhe vjedhjet .i ngjani kryetarit tuaj .
Përgjigju