Google dhe Facebook fshehin vjedhjen e të dhënave, a duhen besuar ende?

Google dhe Facebook fshehin vjedhjen e të dhënave, a duhen besuar ende?

Këtë mars, ndërsa Facebook ishte vënë nën vëzhgim global për rrjedhjen e të dhënave personale të miliona përdoruesve, Google zbuloi një problem në ruajtjen e të dhënave të sigurisë së përdoruesve të tij. Zhvilluesit e aplikacioneve kishin mundësi të merrnin jo vetëm të dhënat e përdoruesve që i kishin dhënë leje, por edhe të miqve të tyre.

Nëse kjo tingëllon e njohur, është pasi pothuajse e njëjta gjë detyroi miliarderin e Facebook, Mark Zucerberg të zbarritej para kongresit amerikan. Google bëri të njëjtën gjë si Facebook. Kompania zgjodhi të mos zbulojë rrjedhjen e të dhënave të përdoruesve të saj. Lajmi u dha nga Wall Street Journal të hënën.

Sipas një dokumenti të zyrtarëve të lartë të Google, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë, Sundar Pichai, do të duhet të dëshmojë para kongresit. Ky zbulim do të pasohet nga rregullacione të menjëhershme.

Menjëherë pas botimit të skandalit në Wall Street Journal, Google njoftoi se do të përmirësoi mbrojtjen e privatësisë për aplikacionet e palëve të treta, në këtë rast zhvilluesit e aplikacioneve për telefonat.

Google zbuloi rrjedhjen e të dhënave. 500 mijë llogari mund të jetë prekur. Deri në 438 aplikacione të ndryshme të palëve të treta mund të kenë pasur akses në informacionet private për shkak të pakujdesisë së Google, edhe pse duket se kompania nuk ka si ta dijë se cilat aplikacione kanë arritur të marrin ose jo informacione pa lejen e përdoruesve.

“Ne nuk gjetëm dëshmi se çdo zhvillues ishte i vetëdijshëm për këtë problem, dhe nuk gjetëm prova se informacionet e llogarive janë keqpërdorur,” shkroi Ben Smith, zëvendës-president i inxhinierisë në Google.

Smith mbrojti vendimin për të mos zbuluar rrjedhjen, duke shkruar: “Kurdoherë që të dhënat e përdoruesit mund të kenë qenë të prekura, ne shkojmë përtej kërkesave tona ligjore dhe zbatojmë disa kritere të përqendruara tek përdoruesit tanë për të përcaktuar nëse do të japim njoftim për rrjedhje informacionesh”.

Asnjë nga kushtet për publikimin e kësaj rrjedhjeje nuk u përmbushën, tha Smith.

Nuk ka ligj federal që e detyron Google të zbulojë rrjedhjet e të dhënave, por ka ligje në nivel shtetëror. Në Kaliforni, ku Google ka selinë, kompanitë kërkohet vetëm të zbulojnë një rrjedhje të të dhënave nëse përfshin si emrin e një individi dhe numrin e tyre të Sigurimeve Shoqërore, kartën e identitetit ose numrin e patentës së shoferit, informacionin mjekësor ose informacionin e sigurimit shëndetësor.

Në mënyrë të ngjashme me Facebook, Google njoftoi gjithashtu një sërë reformash për politikat e saj të privatësisë, të dizenjuara për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi sasinë e të dhënave që ata ndajnë me zhvilluesit e aplikacioneve.

Përdoruesit tani do të jenë në gjendje të kenë më shumë kontroll mbi aspektet e ndryshme të llogarive të tyre të Google që u japin palëve të treta (p.sh. kalendarët dhe Gmail) dhe Google do të kufizojë më tej qasjen e palëve të treta në email, SMS, kontaktet dhe shkrimet telefonike.

David Carroll është një profesor amerikan që ka paditur Cambridge Analytica në fillim të këtij viti për të gjetur se cilat të dhëna kishte ruajtur kjo kompani rreth tij.

Ai tha se duke pasur parasysh çështjet ligjore me të cilat Facebook po përballet mbi mbajtjen e fshehtë të skandalit të vjedhjes së informacioneve nga Cambridge Analytica, nuk është për t’u habitur që Google u përpoq të fshehë rrjedhjen nga sytë e publikut.

“Google ka të drejtë të shqetësohet…” tha ai.

Për të tjerët, rrjedhja ishte dëshmi e mëtejshme se platformat e mëdha të teknologjisë kanë nevojë për më shumë mbikëqyrje rregullatore.

“Platformat monopoliste të internetit si Google dhe Facebook ndoshta janë shumë të mëdha për të qenë të sigurta dhe janë sigurisht shumë të mëdha për t’u besuar “verbërisht”, tha Jeff Hauser, nga Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Politike.

Ai argumentoi se Komisioni Federal i Tregtisë amerikane duhet të “zbërthimit të këtyre platformave”./Lapsi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali