Përvjetori i ditëlindjes së ikonës së muzikës afrikane Miriam Makeba (foto) dhe aktivistes së të drejtave të njeriut është përkujtuar edhe me një logo nga gjigandi i motorit të kërkimit “Google”.
Miriam Makeba lindi më 4 mars 1932 në Johanesburg të Afrikës së Jugut.
Në vitin 1960 qeveria e Afrikës së Jugut i tërhoqi pasaportën duke i hequr të drejtën për t’u rikthyer në vendin e saj. Më pas ajo u kthye në vendin e lindjes së saj vetëm në vitin 1990 kur u lirua nga burgu Nelson Mandela, që shënoi njëkohësisht momentin vendimtar të ndryshimeve politike në Afrikën e Jugut.
Aparteidi një doktrinë politiko-shoqërore në Republikën e Afrikës së Jugut, e cila ekzistoi që nga viti 1950 çoi drejt shtypjes së të gjithë afrikanëve "jo të bardhë" të Afrikës së Jugut dhe forconte sundimin e pakicës së përbërë nga të bardhët.

Në fillimet e karrieres së saj ajo ka kënduar muzikë jazz dhe më vonë u bë një eksponent i njohur në muzikën botërore. Ajo ka përformuar me artistë të tillë si Harry Belafonte, Paul Simon dhe Hugh Masekela, bashkëshorti i saj i parë.
Në vitin 1962, ajo ka kënduar në festën e ditëlindjes së presidentit amerikan John F. Kennedy.
Makeba vdiq në Itali në vitin 2008 gjatë një performancë për Roberto Saviano, autori i Sadomës dhe Gamorës, i cili jeton i fshehur pasi shkroi në lidhje me aktivitetet e mafies napolitane, Kamorra.
"Mama Africa", siç e quanin ndryshe, i tha lamtumirë botës ndoshta ashtu siç ëndërronte në skenë duke kënduar "Pata Pata" kundër " racizmit.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com