Gjigandi i kërkimit Google ka menduar për të menaxhuar llogarinë personale në rast se Përdoruesi ndërron jetë.
Opsioni “Incative Account Manager” është aktivizuar këto ditë dhe lejon përdoruesve të rregullojnë një periudhë maksimale të mospërdorimit të shërbimeve të ofruar nga gjigandi i webit pas së cilës të gjitha të dhënat e përdoruesit do të eleminohen.
Sigurisht mund të autorizohet një listë prej 10 vetash ku mund të jenë miqtë ose të afërmit për të hyrë në llogarinë personale të përdoruesit.
Pas periudhës së mospërdorimit Google do të dërgojë një mesazh me e-mail dhe nëse nuk rikthehet përgjigje atëherë do të aktivizohet procedura automatike e fshirjes së llogarisë.
“Ne shpresojmë, që ky opsion i ri do të lejojë të planifikojë kohën dixhitale të njeriut pas vdekjes”,- tha një ideator i kësaj iniciative.
Motori i kërkimit nuk përmend kurrë fjalën vdekje por thjesht të jep një opsion tjetër për të vendosur se çdo të bësh me llogarinë tënde kur të mos përdorësh më Google.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com