Kjo lëvizje vjen pas vendimit të një prej gjykatësve së drejtësisë evpropiane në fillim të këtij muaji, vendim i cili i dha njerëzve “të drejtën për t’u harruar”
Google ka thënë se do të vlerësojë çdo kërkesë dhe do të balancojë ‘të drejtën private të çdo personi, që ka të drejtë të jetë në dijeni dhe të shpërndajë informacion.
“Gjatë shqyrtimit të kërkesës suaj, ne do të shikojmë, nëse rezultati përfshin informacion në lidhje me ju, si dhe nëse ka interes publik për këtë informacion,”-thuhet në formularin e aplikimit të Google.
Kjo përfshin një person të dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, i cili gjithashtu ka kërkuar të fshihen të gjitha informacionet në lidhje me dënimin e tij.
Ndërkohë, motorët e kërkimit nuk do të zbatojnë vendimin vetëm atëherë kur kanë arsye legale për të bëre një gjë të tillë.
Redaksia Online