Dita ndërkombëtare e grave “8 Marsi” nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Google. Sot pamja e tij ka ndryshuar, nuk është ajo që jemi mësuar gjithmonë të shohim.

Ajo është menduar nga kompania të jetë vetëm me fytyra femrash nga e gjithë bota, Evropa, Azia, Amerika si shenjë unifikimi të tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre që çdo ditë e më shumë propagandohen.

8 Marsi në vende të ndryshme është parë dhe organizuar në forma të ndryshme. Në disa vende dita e sotme organizohet në formë protestash paqësore e në të tjera si festë ku gratë festojnë ditën e tyre.

Me gjithatë qëllimi është i njëjtë, të gjitha gratë duan të jenë më të respektuara, më të përfaqësuara në shoqëri e jo të dhunuara.