Report Tv siguron videon e grabitjes së bankës në Koplik, autori me maskën 'Scary movie’ mban peng rojën, dy të tjerët brenda pak sekondash zbarzin arkën e mbushin çantat me para

SHKODËR- Pas rreth një muaji policia ka arritur të zbardhë grabitjen e bankës në Koplik të Malësisë së Madhe! Policia ka arrestuar si autorë të dyshuar dy vëllezër dhe bashkëpunëtorin e tyre dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, si edhe shoku i tyre Bekim Gurraj, 22 vjeç.

Dy vëllezërit dhe Gurraj nën kërcënimin e armëve kanë grabitur filialin e bankës në Koplik, ku më pas janë larguar me një mjet tip ‘Golf’ pa targa, të cilin e kanë djegur në vendin e qujatur “Rrethrrotullimi i Bajzës. Pasi kanë djegur golfin, autorët kanë kërcënuar një drejtues mjeti dhe me forcë i kanë grabitur makinën për tu larguar në drejtim të fshatit Shegan, ku edhe e kanë braktisur makinën.

Report Tv ka siguruar videon nga momenti i grabitjes së bankës, ku një prej autorëve, Bekim Gurra, është futur brenda bankës duke kërcënuar me armë rojën e sigurisë, teksa mban në kokë maskën nga ‘Scary Movie’.

Për të humbur gjurmët, autorët e dyshuar dy armët e zjarrit i kanë hedhur në ujë, në  “Syrin e Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës. Me punën e polumbarëve është arritur që një kallashnikov të gjendet, ndërsa arma tjetër ende nuk është gjetur. 

Gjatë kontrollit të bërë në banesën e autorëve, si rezultat i operacionit ‘Syri i Sheganit’ janë gjendur radio e uniforma e policie. Konkretisht, në shtëpinë e Bekim Gurrajt u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë, por edhe disa veshje të cilat ai i ka përdorur disa ditë përpara grabitjes, për të vëzhguar ambientin e jashtëm të filialit të bankës.

Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Albin Shabaj, i afërm i autorëve që janë të dyshuar për grabitjen e bankës. Në shtëpinë e tij u sekuestruan 9 kilogramë kanabis, e për pasojë ra në pranga, si u arrestuan edhe vëllai i tij Altin Shabaj, dhe babai, Ermir Shabaj.

Grabitja me armë ndodhi mesditën e 9 majit, ku hajdutët brenda 7 minutave arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja). Para këto të grabitura nga sportelet e bankës. Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se autorët hynë të maskuar në bankë, ku kanë marrë paratë dhe janë larguar. Ato kërcënuan me armë punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty ndërkohë, dhe më pas u larguan.

Kur kanë dalë nga banka ka qenë një efektiv policie, punonjës i policisë kufitare që ka tentuar t'i ndalojë, por edhe ai është kërcënuar me armë dhe ata mundën që të arratisen, duke rënë në pranga rreth një muaj më pas. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Report Tv siguron videon e grabitjes në Koplik/ Roja përplaset me grabitësit para bankës, momenti kur tenton që t’i pengojë

Një grabitje si nëpër filma aksion ka ndodhur në Koplik, me datën 9 maj. Report Tv ka siguruar videon kur tre grabitësit e maskuar, njeri prej tyre Bekim Gurra me maskën e filmit ‘Scay Movie’, shihet teksa futen për të grabitur bankën e nivelit të dytë. Ato ndalojnë me një makinë, ‘Golf 3’ para bankës, dhe më pas drejtohen për në hyrje. Aty hasen me rezistencën e rojës, i cili përpiqet që t’i ndalojë pavarësisht se ato ishin të armatosur. Më pas futen në bankë, ku terrorizojnë klientët si dhe personelin e mbajnë peng rojën. Të tjerët ndërkohë janë shtrirë barkas. Pasi marrin lekët me çanta të zeza ato dalin për tu larguar. Para tyre është një makinë patrullë policie, e cila është përpjekur që t’u pengojë largimin pasi u ka bllokuar rrugën. Por grabitësit kanë ndërruar drejtim dhe janë larguar nga kahu i kundër. Bëhet me dije se policia ka kërkuar përforcime dhe ka bërë ndjekjen e tyre.

Ora 16:09
VIDEO/ Deri në 30 m thellësi, momenti kur polumbarët e RENEA-s gjejnë armën e grabitësve të bankës në Koplik

 

Ky është momenti kur polumbarët e RENEA-s, gjatë kërkimit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës, evidentojnë me kamera nënujore, në thellësi gati 30 metra, njërën nga armët që autorët përdorën gjatë grabitjes së filialit të bankës në Koplik, Malësi të Madhe.

Ora 11:35
FOTOT nga grabitja e bankës në Koplik, autori me maskën e ‘Scary Movie’ e me armë, mban peng rojën e sigurisë

Report Tv, me gazetarin Arsen Rusta, ka siguruar foto nga momenti i grabitjes së bankës në Koplik. Një prej autorëve, që duket edhe në fotot, është futur në ambientet e brendshme të bankës dhe mban në kokë maskën e Scary Movies, di edhe një armë me të cilin mban peng rojën e sigurisë.

Ora 11:26
Grabitja e bankës në Koplik, VIDEO nga momenti i arrestimit të autorëve, polumbarët nxjerrin kallashnikovin nga uji

Ky është momenti i arrestimit të autorëve të dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik. Në video duken edhe polumbarët të cilët nxjerrin kallashnikovin nga uji. 

Ora 10:13
Grabitja e bankës në Koplik, policia zbardh ngjarjen: Dy vëllezër në pranga dhe bashkëpunëtori i tyre! Një në kërkim

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e grabitjes së bankës në Koplik, ku njoftoi se janë arrestuar dy vëllezërit Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, Bekim Gurraj, si edhe një person është shpallur në kërkim.

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik, Malësi e Madhe, ku persona të paidentifikuar, nëpermjet kërcënimit me armë dhe dhunës, morën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, në një bankë, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, organizoi punën për zbardhjen e kesaj ngjarjeje.

Pas një pune të mirorganizuar dhe ndjekjes me metoda proaktive, për një periudhë 4-javore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga strukturat policore vendore, si dhe në provat e grumbulluara nga hetimi, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje kriminale.
Bazuar mbi këto prova, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër autorizoi kryerjen e kontrolleve në disa banesa dhe ambiente në të
cilat dyshohet se mund të fshiheshin autorët apo mund të përdoreshin prej tyre.

Në këtë kuadër, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorinë FLO, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Syri i Sheganit”. 

Si rezultat u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe. 

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në datën 09.05.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e BKT-së, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare. 

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore se autorët e sipërpërmendur, për kryerjen e aktivitetit kriminal, kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3”, pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Bajzës”, Koplik.

Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë automjetin me drejtues shtetasin T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan, Njësia Administrative Kastrat, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet.

Po nga hetimet rezultoi se këta shtetas, armët e zjarrit, pas ngjarjes, i kanë hedhur në ujë, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës. Aktualisht është duke vijuar kontrolli nga polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen e tyre. Deri tani, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov.

Gjatë operacionit, nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

Në banesën e shtetasit Bekim Gurraj u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe disa veshje të përdorura nga ky person disa ditën para ngjarjes, kur ka studiuar ambientin e jashtëm të filialit, me qëllim realizimin e vjedhjes.

Po në vijim të operacionit për kontrollin në në banesat e autorizuara nga Gjykata, rezultoi se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Albin Shabaj, i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës, u gjetën dhe u sekuestruan 9 kilogramë kanabis. 

Për këtë u arrestuan në flagrancë vëllezërit Albin Shabaj dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim", njofton Policia.  

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grupi: 05/06/2022 12:32

    20 vite burg me e pakta per keta bastarde dhe sekuestro pasurie. Vetem keshtu frenohet tendenca kriminale per jete luksi pa punuar.

    Përgjigju
  • LORA: 05/06/2022 11:46

    Vone ,kapja e krimineleve, por eshte lajm i mire. Ne masen e vjedhjes,te pakten,duhen konfiskuar. Asnje pike meshire per keta bastarde.

    Përgjigju
  • Shkodra: 05/06/2022 10:32

    Keto katunaret e lodhun i kapni ju . Po keto vrasjet e licve si ju shpetojn gjithmon????

    Përgjigju
    • genti: 05/06/2022 11:07

      a kne provu dhe vrasjen e licit mos fol kot nga celulari, sa te dali ne gjykim per ceshtje afatesh eshte e zbardhur e provuar!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja